PUBLIKIME : 21.5.2025.1

Martesat dhe divorcet në vitin 2024

Në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023 kemi pasur 12.7% më pak martesa, ndërsa për 14.7% më tepër divorce.

Në vitin 2024, janë realizuar 11 066 martesa dhe krahasuar me vitin paraprak, numri i tyre është zvogëluar për 12.7%. Numri më i madh i martesave, 1 452 apo 13.1%, janë realizuar gjatë muajit gusht, ndërsa më se paku gjatë muajit prill, respektivisht 661 apo 6.0%.

Më së shpeshti është lidhja e martesës së parë, me pjesëmarrje prej 92.9% për gratë dhe 92.3% për burrat. Në martesat e dyta me pjesëmarrje prej 7.1% dhe në martesat e treta me pjesëmarrje prej 0.7%, në numrin e përgjithshëm të martesave të realizuara, më së shumti marrin pjesë burrat.

Mosha mesatare në martesën e parë është 27.6 vjeç për nusen dhe 30.1 vjet për dhëndrin.

Në vitin 2024, sipas moshës, numri më i madh i martesave ishin në grupmoshën 25 deri në 29 vjeç, respektivisht 3 658 ose 33.1% te gratë dhe 3 871 martesa apo 35.0% te burrat.

Sipas moshës, numri më i madh i divorceve ka qenë në grupmoshën 35 deri në 39 vjeç, 359 ose 17.7% te femrat prej 40 deri në 44 vjeç, 347 ose 17.1% te meshkujt.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, numri më i madh i divorceve, 488 ose 24.1%, ka ndodhur prej 5 deri në 9 vjeç pas martesës.

Pikat kryesore

Në vitin  2024:

  • Numri i martesave është më e vogël për 12.7% krahasuar me vitin 2023
  • Mosha mesatare në martesën e parë është 27.6 vjet për nusen dhe 30.1 vjet për dhëndrin.
  • Më shumë divorce për 14.7% krahasuar me vitin 2023

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Kontakti

Dushko Lazarov
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: dushko.lazarov@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Martesat dhe shkurorzimet