Mortaliteti, 2023, të dhëna përfundimtare
Në vitin 2023 kanë vdekur 20 187 persona
Në vitin 2023 kanë vdekur 20 187 persona, respektivisht për 10.1% më pak krahasuar me vitin paraprak.
Shumica e numrit të personave të vdekur, 10 640, janë të gjinisë mashkullore kundrejt 9 547 të gjinisë femërore.
Numri i foshnjave të vdekura është 30, ndërsa pjesëmarrja e tyre në numrin e përgjithshëm të vdekjeve është 0.1% në 100 persona të vdekur.
Sipas muajit të vdekjes, numri më i madh i rasteve, 1 976, janë regjistruar gjatë muajit janar, ndërsa muaji me më pak vdekje është muaji qershor me 1 497 .
Mosha mesatare e vdekjes për gjininë mashkullore është 72.1 vjeç, respektivisht 76.5 vjeç për gjininë femërore, ose për 4.4 vjeç moshë mesatare më të lartë shënohet te gjinia femërore.
Sipas Klasifikimit ndërkombëtarë të sëmundjeve (KNS-10), pjesëmarrje më të madhe kanë personat e vdekur nga sëmundjet e sistemit qarkullues, edhe atë në 43.8% nga vdekjet e përgjithshme, pasuar nga neoplazmat me 18.6%, ndërsa sëmundjet endokrine, sëmundjet e shkaktuara nga ushqimi dhe ato metabolike me 7.2% të vdekjeve të shkaktuara, sëmundjet respiratore janë të përfaqësuara me 4.7%, duke vijuar nga vdekje të tjera, por me një përfaqësim më të ulët.
Pikat kryesore
Në vitin 2023:
- Mortaliteti është zvogëluar për 10.1% krahasuar me vitin 2022.
- Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve: 52.7% meshkuj, 47.3% femra
- Sipas shkaqeve të vdekjeve:
o Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut marrin pjesë me 43.8%
o Neoplazmat me 18.6%
o Sëmundjet endokrine, ushqyese dhe metabolike me 7.2%
o Sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes me 4.7%
Tabelat

Kontakti
Përgatitur nga: Dijana KrstevskaTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: dijana.krstevska@stat.gov.mk