Mortaliteti në vitin 2024, të dhëna përfundimtare
Në vitin 2024 kanë vdekur 20 201 persona
Numri i personave të vdekur në vitin 2024 është 20 201, dhe krahasuar me vitin paraprak paraqet rritje për 0.1%.
Shumica e tyre janë të gjinisë mashkullore, edhe atë 10 604 kundrejt 9 597 të gjinisë femërore.
Numri i foshnjave të vdekura është 47, ndërsa pjesëmarrja e tyre është 0.2% në 100 persona të vdekur.
Sipas muajit të vdekjes, numri më i madh i rasteve është gjatë muajit janar me 2 010, ndërsa më pak është muaji prill me 1 518.
Mosha mesatare e të vdekurve të gjinisë mashkullore është 71.9 vjeç, respektivisht 76.8 vjeç për personat e gjinisë femërore, ose për 4.9 vjeç është më e lartë mosha mesatare te gjinia femërore.
Sipas Klasifikimit ndërkombëtarë të sëmundjeve(MKB-10), pjesëmarrje më të madhe kanë personat e vdekur nga sëmundjet e sistemit qarkullues (shifra 100-199), me 36.7%, pasuar nga neoplazmat (shifra COO-D48) me 19.6%, ndërsa sëmundjet endokrine, sëmundjet e shkaktuara nga ushqimi dhe ato metabolike (shifra E00-E90), me 7.7%, sëmundjet respiratore (shifra J00-J99) janë të përfaqësuara me 4.1%, duke vijuar nga vdekje të tjera, por me një përfaqësim më të ulët.
Pikat kryesore
Mortaliteti, 2024
- Numri i personave të vdekur është rritur për 0.1% krahasuar me vitin 2024
- Nga numri i përgjithshëm të personave të vdekur, 52.5% janë meshkuj, 47.5% janë femra
- Sëmundjet më të shpeshta si shkak i vdekjes:
o 36.7% - sëmundjet e sistemit qarkullues,
o 19.6% - neoplazmat
o 7.7% - sëmundjet endokrine, sëmujdet e shkaktuara nga ushqimi dhe metabolike
o 4.1% - sëmundjet e sistemit respirator (shifra JOO-J99) dhe sëmunjdet e tjera, por me një përfaqësim më të ulët
Tabelat

Kontakti
Dijana KrstevskaTelefoni: +389 2 3295 -666
e-mail: dijana.krstevska@stat.gov.mk