Nataliteti 2023, të dhëna përfundimtare
Në vitin 2023 numri i fëmijëve të lindur gjallë është zvogëluar për 7.4% krahasuar me vitin 2022.
Në vitin 2023 kanë lindur gjithsej 16 859 fëmijë, nga të cilët 16 737 ishin lindje të gjalla dhe 122 ishin lindje të vdekura.
Numri i lindjeve të gjalla në vitin 2023 krahasuar me vitin paraprak ka rënë për 7.4%.
Në strukturën sipas gjinisë, meshkujt kanë një pjesëmarrje më të lartë të lindjeve të gjalla, edhe atë
50.9%, apo në 100 lindje të gjalla femra 103.6 janë lindje të gjalla meshkuj.
Sipas muajit të lindjes, numri më i lartë i lindjeve ka qenë në muajin gusht: 1 558.
Sipas moshës së nënës, pjesa më e madhe prej 33.0% janë lindje të gjalla nga nënat e moshës prej
25 deri në 29 vjeç.
Mosha mesatare e nënës në lindjet e përgjithshme është 29.6 vjeç dhe 28.1 vjeç në lindjet e para.
Viti i gjenaratës së nënës që është më i shpesht në lindjen e fëmijës është viti 1994.
Në vitin 2023 janë regjistruar edhe 14 lindje të gjalla nga nënat nën moshën 15 vjeç.
Numri i lindjeve të gjalla jashtëmartesore arrinë në 2 056 apo 12.3% nga numri i përgjithshëm i lindjeve të gjalla jashtë martese.
Pikat kryesore
Në vitin 2023:
- Për 7.4% më pak fëmijë të lindur gjallë krahasuar me vitin 2022
- 50.9% - meshkuj, 49.1% janë femra, fëmijë të lindur gjall
- Mosha mesatare e nënës në lindjet e përgjithshme është 29.6 vjeç, ndërsa në lindjet e para 28.1 vjeç
- Fëmijë të lindur gjallë jashtë martese arrinë në 2 056 apo 12.3% nga numri i përgjithshëm i lindjeve të gjalla
Tabelat

Kontakti
Përgatitur nga: Dijana KrstevskaTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: dijana.krstevska@stat.gov.mk