PUBLIKIME

Persona të vdekur nga vdekja e dhunshme, 2023

Në vitin 2023, 412 persona kanë vdekur nga vdekja e dhunshme, që ësht për 15.2% më pak se vitin paraprak.

Në vitin 2023, numri i personave të vdekur nga vdekja e dhunshme është zvogëluar për 15.2% krahasuar me vitin paraprak dhe arrinë në 412 vdekje. Të vdekurit nga vdekja e dhunshme përbëjnë 2.0% të mortalitetit të përgjithshëm. 

Në strukturën e vdekjeve nga vdekja e dhunshme sipas gjinisë, si në vitet e mëparshme ashtu edhe në vitin 2023, meshkujt kanë pjesëmarrje më të lartë, edhe atë 72.8%. 

Në numrin e përgjithshëm të vdekjeve të dhunshme, pjesëmarrje më të madhe kanë aksidentet 69.9%, vetëvrasjet 25.2%, dhe vrasjet 4.9%. 

Në kategorinë e aksidenteve, pjesëmarrja më e madhe kanë vdekjet nga shkaqe të tjera të jashtme të lëndimeve të rastit me një pjesëmarrje prej 45.4% të numrit të përgjithshëm të rasteve nga vdekja e dhunshme. 

Në kategorinë "vetëvrasje", pjesëmarrje më të madhe të vdekjeve është për shkak të "varjes, strangulimit dhe sufokimit, me pjesëmarrje prej 10.6% të numrit të përgjithshëm nga vdekja e dhunshme. 

Në kategorinë "vrasje", rastet tek të cilët vdekjet kanë ardhur si pasoj e e tentimit për të shkaktuar lëndime trupore me të shtënë nga një tjetër armë zjarri tjetër të pashënuar kanë pjesëmarrje më të lartë me 2.9% të numrit të përgjithshëm të rasteve nga vdekja e dhunshme

Pikat kryesore

Në vitin 2023:

  • Është zvogëluar numri i personave të vdekur nga vdekja e dhunshme për 15.2% krahasuar me vitin 2022 
  • Sipas strukturës gjinore, 72.8% janë meshkuj, ndërsa 27.2% femra  
  • Në numrin e përgjithshëm të vdekjeve të dhunshme, pjesëmarrje më të madhe kanë aksidentet me 69.9%, vetëvrasjet me 25.2%, dhe vrasjet me 4.9%

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Kontakti

Përgatitur nga: Dijana Krstevska
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: dijana.krstevska@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Botimet më të vjetra të publikimeve mund t'i gjeni këtu