Institucionet dhe të drejtat e mbrojtjes sociale, 2023
Në vitin 2023, 69 990 persona kanë qenë shfrytëzues të mbrojtjes sociale
26 gush 2024
Të dhënat statistikore për mbrojtjen sociale të fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve dhe për mbrojtjen e fëmijëve grumbullohen nëpërmjet hulumtimeve të rregullta vjetore.
Mbrojtja sociale përfshin të dhëna për:
Mbrojtja e fëmijëve përfshin të dhëna për:
Të dhënat për të drejtat e mbrojtjes sociale për të miturit dhe përfituesit e rritur të mbrojtjes sociale grumbullohen me hulumtim të rregullt vjetor, me gjendje nga 1 janari deri më 31 dhjetor.
Të dhënat e objekteve për akomodimin e fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve dhe për qendrat ndërkomunale për punë sociale janë grumbullimi përmes hulumtimit të rregullt statistikore, sipas gjendjes 31 dhjetor.
Të dhënat për internatet e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme, në shkollat e mesme fetare dhe për nxënësit që shkollohen jashtë vendbanimit të prindit/kujdestarit janë me gjendje 31 mars.
Të dhënat për institucionet e kujdesit dhe edukimit të fëmijëve - kopshtet/qendrat e zhvillimit të fëmijërisë së hershme janë grumbulluar përmes hulumtimit të rregullt vjetor, me gjendjen e 30 shtatorit. Institucionet e përkujdesjes dhe edukimit të fëmijëve – kopshtet/qendrat e zhvillimit të hershëm të fëmijërisë ofrojnë kujdes shëndetësor, ushqim dhe kujdes ditor për fëmijët në përputhje me nevojat e tyre zhvillimore deri në moshën 6 vjeç, në disa lloje të grupeve.
Të dhënat për shtesat fëmijërore (ndihma për fëmijë, ndihma e posaçme dhe pagesa e njëhershme në para për të porsalindurin) dhe shtesat prindërore për fëmijë (e drejtë e realizuar nga nëna për fëmijën e saj të tretë, të katërt të lindur të gjallë dhe shtesa për prind të vetëm) grumbullohen me hulumtim të rregullt vjetor, me gjendje nga 1 janari deri më 31 dhjetor.
Nxënës dhe studentë në internate dhe konvikte 5 893 Viti 2023/2024
Fëmijët në kopshte 37 804 Viti 2023
Shfrytëzues të rritur të mbrojtjes sociale 55 028 Viti 2023
Shfrytëzues të mitur të mbrojtjes socialе 14 962 Viti 2023
Në vitin 2023, 69 990 persona kanë qenë shfrytëzues të mbrojtjes sociale
26 gush 2024
Në vitet 2023/2024 për 2% më pak nxënës dhe studentë të akomoduar në konvikte dhe internate krahasuar me vitin 2022/2023
23 korr 2024
Për 5.2% është rritur numri i fëmijëve nëpër institucione për kujdes dhe edukim gjatë vitit 2023 krahasuar me vitin 2022
11 qer 2024