Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 17.1.2025.2

Indikatorët laeken për nivelin e varfërisë, 2024 të dhënat paraprake

Shkalla e varfërisë në vitin 2024 ishte 21.9%.

Në bazë të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës nga Anketa e të ardhurave dhe kushteve për jetesë, e cila është zbatuar sipas rekomandimeve të Bashkimit Evropian, Enti Shtetëror i Statistikës bën përllogaritjen e indikatorëve Laeken të nivelit të varfërisë për vitin 2024. Baza e përllogaritjeve për varfërinë janë të ardhurat, ndërsa pragu i varfërisë është definuar në 60% nga të ardhurat mediale ekuivalente.

Gjatë vitit 2024, shkalla e personave të varfër në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 21.9%.

Duke analizuar sipas llojeve të ekonomive familjare, shkalla e varfërisë së ekonomive familjare të përbëra nga dy të rritur dhe dy fëmijë në përkujdesje, gjatë vitit 2024 është 17.1%. Sipas statusit më frekuentues të aktivitetit ekonomik, shkalla e varfërisë te personat e punësuar është 7.9%, derisa shkalla e pensionistëve të varfër është 12.0%. Koeficineti i Xhinit (masa për shpërndarjen e pabarabartë të të ardhurave) është 29.1%.

Pikat kryesore

Në vitin 2024:
·         Shakalla e varfërisë është 21.9%
·         Shkalla e pensionistëve të varfër 12.0%

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Grafiku

Koeficienti i Xhinit, %

Kontakti

Stase Nolev
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: stase.nolev@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Indikatorët Laeken për varfërinë