Të dhënat për njësitë hapësinore janë një segment i rëndësishëm në planifikimin dhe zbatimin e hulumtimeve statistikore, përpunimin e të dhënave, analizën dhe publikimin e rezultateve. Të dhënat për njësitë hapësinore janë marrë nga Regjistri i njësive hapësinore që mbahet nga Agjencia e Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme.
Nomenklatura e njësive territoriale statistikore - NNJTS bazohet në organizimin territorial të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe është në përputhje me klasifikimin e Nomenklaturës Nomenclature of Territorial Units for Statistics - NUTS, të përcaktuar me Rregulloren 1059/2003.
Qëllimi kryesor i klasifikimit NNJTS është të sigurojë ndarje unike dhe të unifikuar të njësive territoriale në nivel rajonal dhe lokal. NNJTS është baza për grumbullimin, përpunimin dhe publikimin e statistikave rajonale dhe përdoret për planifikimin dhe zhvillimin e politikave rajonale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Nomenklatura NNJTS ka 5 nivele:
Për shkak të natyrës hierarkike të Nomenklaturës, pjesët e zonave të 10 komunave të Shkupit që përbëjnë Shkupin si vendbanim janë njësi të veçanta të nivelit 5 të NNJTS.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë miratoi Nomenklaturën e Njësive Territoriale për Statistikat - NNJTS në dhjetor të vitit 2007 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 158, datë 28.12.2007). Që atëherë, ndryshimet janë bërë në vitin 2014 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 10, datë 20.01. 2014) dhe në vitin 2019 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 131, datë 27.06.2019).
Lidhje me Nomenklaturën (NNJTS)
Të dhënat gjeohapësinore për njësitë administrative dhe njësitë NNJTS mund të shkarkohen nga Gjeoportali NIPP (Linku)