Turizmi, tetor 2025
Numri i turistëve në muajin tetor të vitit 2025 ishte 109 535 të cilët kaluan 204 718 netë
Në muajin tetor të vitit 2025, 21.8% ishin turistë vendor dhe 78.2% ishin turistë të huaj.
Numri i netëve të kaluara në muajin tetor të vitit 2025 është 204 718, prej të cilëve 29.1% janë turistë vendor dhe 70.9% janë turistë të huaj.
Në periudhën janar - tetor 2025, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraprak, gjithsej numri i turistëve është rritur për 5.4%, edhe atë: te turistët vendor është zvogëluar për 2.3 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 9.3%.
Në periudhën janar - tetor 2025, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraprak, numri i netëve të kaluara është rritur për 0.6%, edhe atë: te turistët vendor ka rënie për 4.2%, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 6.4%.
Pikat kryesore
Të dhënat për numrin më të madh të turistëve të huaj sipas vendeve të origjinës në muajin tetor të vitit 2025:
- nga Turqia 18 678
- nga Gjermania 12 558
- nga Serbia 6 154
- nga Greqa 3 781
Tabelat
MakStat baza
Grafiku
Struktura e turistëve vendor dhe të huaj dhe netët e kaluara, tetor të vitit 2025
Kontakti
Bojan GligorovskiTelefoni: +389-(0)2- 3295- 666
e-mail: bojan.gligorovski@stat.gov.mk