Bashkëpunim frytdhënës i Entit Shtetëror të Statistikës me FMN për zhvillimin e statistikave zyrtare
U shqyrtuan indikatorët kyç makroekonomikë, trendet demografike dhe aktivitetet në kuadër të standardit statistikor SSHD Plus të FMN
Në Entin Shtetëror të Statistikës është mbajtur takim pune frytdhënës dhe konstruktiv me përfaqësues të misionit për nenin 4 të Statutit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) nga Uashingtoni.
Në takim u shqyrtuan indikatorët kryesorë statistikorë, me theks të veçantë në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), çmimet dhe inflacionin, lëvizjet demografike dhe trendet migratore.
Përfaqësuesit e ESHS i prezantuan të dhënat më të fundit dhe qasjet metodologjike, me ç’rast u konfirmua rëndësia e statistikave cilësore dhe në kohë për mbështetjen e analizave ekonomike dhe hartimin e politikave.
Maqedonia është vend anëtar i SSHD Plus, standardi më i lartë statistikor i FMN, ndërsa Enti Shtetëror i Statistikës është koordinator nacional i procesit. Faqja kombëtare e të dhënave është e vendosur në ueb-faqen e Entit Shtetëror të Statistikës dhe përfshin të dhëna makroekonomike që i referohen katër sektorëve të ekonomisë kombëtare: sektori real, sektori fiskal, sektori financiar dhe sektori i jashtëm, si dhe pjesa për popullsinë.
Faqja kombëtare e të dhënave mundëson diseminimin e të gjitha kategorive të të dhënave në formatin SDMX, i cili është veçanërisht i përshtatshëm për përpunim të kompjuterizuar të të dhënave. Metatëdhënat kombëtare, të cilat përshkruajnë bazën metodologjike të të dhënave, janë të disponueshme në Buletinin për standardet speciale të diseminimit të FMN (DSBB). E
nti Shtetëror i Statistikës do të vazhdojë bashkëpunimin aktiv me FMN në fushën e statistikave zyrtare, me qëllim përparim dhe zhvillim të vazhdueshëm të Sistemit Kombëtar Statistikor.
Fotogaleria
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Gëzuar 23 Tetorin – Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase!
22 tet 2025
Dita Botërore e Statistikës u shënua me konferencë shkencore ndërkombëtare në Budapest
Statistika dhe shkenca – partnerë për një të ardhme më të mirë
21 tet 2025
Nënshkrim i marrëveshjes për shkëmbim të të dhënave me Agjencinë për Punësim
Fuqizimi i sistemit statistikor përmes shkëmbimit të të dhënave ndërmjet institucioneve kyçe
17 tet 2025
Konferenca Ndërkombëtare për Hulumtime Ekonomike të Aplikuara në Fakultetin Ekonomik pranë UKIM-it
Me zgjidhjet dhe standardet e reja digjitale, statistika bëhet mjet kyç për menaxhim modern dhe të përgjegjshëm
03 tet 2025
ESHS mori pjesë në takimin e Grupit për Bashkëpunim Statistikor në Ankara
U shqyrtuan prioritetet për harmonizimin me BE-në dhe bashkëpunimi i ardhshëm statistikor
25 sht 2025