Deklaratë e nënshkruar për partneritet për formalizimin e ekonomisë joformale në Maqedoninë e Veriut
Përkushtim i përbashkët i institucioneve për reduktimin e ekonomisë gri
Më 18 shkurt 2026, në kuadër të Konferencës Vjetore “Formalizimi i ekonomisë joformale: Përmes bashkëpunimit drejt suksesit”, është nënshkruar Deklarata për partneritet dhe veprim, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve për formalizimin e ekonomisë joformale në Maqedoninë e Veriut.
Ekonomia joformale ka ndikim të konsiderueshëm mbi financat publike, konkurrencën në treg dhe drejtësinë sociale. Me nënshkrimin e Deklaratës, institucionet u angazhuan për punë të përbashkët në reduktimin e ekonomisë gri, përmirësimin e mekanizmave institucionalë të kontrollit dhe krijimin e mjedisit më të drejtë ekonomik.
Në këtë kontekst, Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS) ka rol kyç në sigurimin e të dhënave statistikore të sakta dhe cilësore, të cilat përdoren për krijimin e politikave dhe strategjive për menaxhimin e ekonomisë joformale, si dhe për analizën e madhësisë dhe strukturës së saj. ESHS gjithashtu ofron qasje në mikro-të dhëna të anonimizuara për qëllime kërkimore, duke mbështetur institucionet akademike dhe kërkimore për të identifikuar shkaqet dhe modelet e ekonomisë joformale dhe për të propozuar zgjidhje.
Në konferencë folën: Kryeministri, prof. dr. Hristijan Mickoski, Ministresha e Financave, mr. Gordana Dimitrieska-Koçoska, Ministri i Ekonomisë dhe Punës, z. Besar Durmishi, Dekani i Fakultetit Ekonomik, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, prof. dr. Mijalçe Santa, Koordinatori Kombëtar i ONP për Maqedoninë e Veriut, z. Emil Krstanovski, Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP në vend, z. Armen Grigorjan, dhe dhe ishin të pranishëm edhe përfaqësues të komunitetit akademik, biznesit dhe sindikatave.
Në përputhje me Deklaratën, ESHS do të vazhdojë të përmirësojë metodologjitë statistikore, të mbështesë përpjekjet për monitorimin e efektivitetit të masave kundër ekonomisë joformale dhe të ofrojë të dhëna të besueshme, të cilat do të kontribuojnë në menaxhim më efikas të burimeve publike dhe të politikave ekonomike. Nënshkrimi i Deklaratës konfirmon vendosmërinë e institucioneve për të punuar së bashku në përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe reduktimin e ndikimit të ekonomisë joformale në vend.
Fotogaleria
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Deklaratë e nënshkruar për partneritet për formalizimin e ekonomisë joformale në Maqedoninë e Veriut
Përkushtim i përbashkët i institucioneve për reduktimin e ekonomisë gri
20 shk 2026
Vizita e Eurostat-it në Entin Shtetëror të Statistikës
Dialog partnerësh mbi progresin në përputhshmërinë me standardet statistikore evropiane
12 shk 2026
Përkujtim për hulumtimet statistikore dhe grumbullimin e të dhënave
Enti Shtetëror i Statistikës zbaton rregullisht një pjesë të hulumtimeve të tij statistikore përmes anketimit të drejtpërdrejtë të amvisërive dhe personave që jetojnë në to.
09 shk 2026
Gëzuar Vitin e Ri 2026
31 dhj 2025
Statistikat zyrtare si element kyç në forcimin e barazisë gjinore
Të dhënat si bazë për llogaridhënie dhe politika publike të bazuara në fakte
16 dhj 2025