Dita Botërore e Statistikës u shënua me konferencë shkencore ndërkombëtare në Budapest
Statistika dhe shkenca – partnerë për një të ardhme më të mirë

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Statistikës, Zyra Qendrore Hungareze e Statistikave (HCSO) organizoi konferencë shkencore ndërkombëtare me temë “Statistika dhe shkenca”, e cila është mbajtur më datë 20 tetor të vitit 2025 në sallën solemne të Akademisë Hungareze të Shkencave në Budapest. Konferenca mblodhi ekspertë të shquar nga Hungaria dhe nga jashtë, të cilët diskutuan për ndikimin e ndërsjellë mes statistikës dhe shkencës, si dhe për tendencat më të fundit në kërkime dhe në krijimin e politikave të bazuara në të dhëna.
Fjalime përshëndetëse në hapje mbajtën:
• Laslo Peter Kollar, Sekretar i Përgjithshëm i Akademisë Hungareze të Shkencave
• Aron Kinçesh, President i Zyrës Qendrore Hungareze të Statistikave
• Tina Luige, Drejtoreshë e Sektorit të Statistikave në Komisionin Ekonomik për Evropë të Kombeve të Bashkuara (UNECE)
Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dr. Dejan Stankov, mori pjesë në pjesën e parë të konferencës, ku paraqiti rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve statistikore dhe komunitetit akademik. Ky paraqitje konfirmon përkushtimin e institucionit tonë për pjesëmarrje aktive në nismat ndërkombëtare statistikore dhe për forcimin e dimensionit shkencor të statistikës zyrtare.
Në pjesën e parë të konferencës, prezantim pati edhe Prof. Tobias Thomas nga Universiteti i Gracit, i cili foli për rolin e infrastrukturës moderne statistikore në avancimin e kërkimeve shkencore. Barnabás Virág, nënkryetar i Bankës Popullore të Hungarisë, analizoi rëndësinë e të dhënave statistikore për politikat e ardhshme ekonomike.
Pjesës së parë iu bashkua edhe Etjen Karuana, Drejtor i Entit të Statistikave të Maltës, i cili foli për sfidat dhe mundësitë që lidhen me modernizimin e institucioneve statistikore.
Enti Shtetëror i Statistikave shpreh mirënjohje të sinqertë ndaj Presidentit të Zyrës Qendrore Hungareze të Statistikave, z. Aron Kinçes, për organizimin e shkëlqyer dhe mikpritjen.
Ngjarja theksoi rolin kyç të metodave statistikore në shkencën bashkëkohore – nga modelimi dhe analiza parashikuese, deri te mësimi makinerik dhe zbulimi i modeleve në të dhëna. Statistika përfaqëson një element thelbësor për marrjen e vendimeve të bazuara në informacion dhe për zhvillimin e shkencës, ndërsa institucionet statistikore, si trupa kërkimore dhe inovative, kanë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në këtë proces.
Dita Botërore e Statistikës shënohet çdo pesë vjet, duke filluar nga viti 2010 me nismë të Kombeve të Bashkuara, me qëllim të nxitjes së vetëdijes publike për rëndësinë e të dhënave statistikore cilësore, të përditësuara dhe të besueshme në kuptimin e proceseve shoqërore dhe ekonomike.
Fotogaleria


Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Gëzuar 23 Tetorin – Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase!

22 tet 2025
Dita Botërore e Statistikës u shënua me konferencë shkencore ndërkombëtare në Budapest

Statistika dhe shkenca – partnerë për një të ardhme më të mirë
21 tet 2025
Nënshkrim i marrëveshjes për shkëmbim të të dhënave me Agjencinë për Punësim

Fuqizimi i sistemit statistikor përmes shkëmbimit të të dhënave ndërmjet institucioneve kyçe
17 tet 2025
Konferenca Ndërkombëtare për Hulumtime Ekonomike të Aplikuara në Fakultetin Ekonomik pranë UKIM-it

Me zgjidhjet dhe standardet e reja digjitale, statistika bëhet mjet kyç për menaxhim modern dhe të përgjegjshëm
03 tet 2025
ESHS mori pjesë në takimin e Grupit për Bashkëpunim Statistikor në Ankara

U shqyrtuan prioritetet për harmonizimin me BE-në dhe bashkëpunimi i ardhshëm statistikor
25 sht 2025