Enti Shtetëror i Statistikave është përfshirë në “Generalka Weekend 2025”
Si një institucion I përgjegjshëm shoqëror, Enti Shtetëror i Statistikave mori pjesë aktive në “Generalka Weekend 2025” për krijimin e një mjedisi urban më të pastër dhe më të shëndetshëm
Në kuadër të ekoiniciativës kombëtare “Generalka Weekend 2025”, punonjësit e Entit Shtetëror të Statistikave u përfshinë aktivisht në aksionin për pastrimin dhe rregullimin e ambientit. Më 9 maj, ekipi i Entit pastroi me përkushtim hapësirën përreth ndërtesës së institucionit, duke kontribuar për një mjedis urban më të shëndetshëm dhe më të pastër.
Me këtë aktivitet, Enti Shtetëror i Statistikave, si një institucion I përgjegjëgjshëm shoqëror, e konfirmoi rëndësinë e angazhimit kolektiv në ruajtjen e mjedisit jetësor. Ngjarja kaloi në një atmosferë pozitive, në frymë kolegiale, që motivon krijimin e një vendi më të mirë për të jetuar dhe punuar.
Enti do të vazhdojë ta mbështesë këtë lloj iniciative, me qëllim zhvillimin e vetëdijes për ekologjinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm në shoqërinë e Maqedonisë.
Fotogaleria
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Vizita e drejtoreshës së Statistikës së Suedisë në Entin Shtetëror të Statistikës
Me 27.11.2025, Enti Shtetëror i Statistikës ishte nikoqir i drejtoreshës së Statistikës së Suedisë, Eva-Lo Ighe, vizita e së cilës paraqet moment të rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit shumëvjeçar ndërmjet dy institucioneve
01 dhj 2025
Ambasadori i Mbretërisë së Suedisë në vizitë në Njësinë Rajonal të Statistikës në Manastir
Në një atmosferë të këndshme dhe konstruktive, në Njësinë Rajonal të Statistikës në Manastir u mbajt një takim pune ndërmjet drejtorit të Entit Shtetëror të Statistikës, z. Dejan Stankov, dhe ambasadorit të Mbretërisë së Suedisë, Sh.T. Ola Sullstrom
21 nën 2025
Ambasadori i Italisë në vizitë zyrtare në ESHS
Gjatë takimit u konfirmua dhe u forcua bashkëpunimi shumëvjeçar midis ESHS-së dhe Institutit Kombëtar të Statistikave të Italisë (ISTAT)
20 nën 2025
U shënuan dy dekada nga vendosja e Kodit të Praktikës të Statistikës Evropiane
Institucionet statistikore evropiane shkëmbyen përvoja dhe praktika të mira për përmirësimin e besimit në statistikat zyrtare
10 nën 2025
Enti Shtetëror i Statistikës mori pjesë në Konferencën e 110-të të DGINS në Split
Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimi i praktikave të mira në kuadër të Sistemit Statistikor Evropian
24 tet 2025