Enti Shtetëror i STATISTIKËS

Aktualitet

Enti Shtetëror i Statistikës mori pjesë në takimin e Grupit për Politikën e Bashkëpunimit Statistikor në Kishinau

U shqyrtuan prioritetet për harmonizimin me kërkesat e BE-së dhe bashkëpunimin e ardhshëm statistikor

Delegacioni i Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), i kryesuar nga drejtori, dr. Dejan Stankov, mori pjesë në takimin vjetor të Grupit për Politikën e Bashkëpunimit Statistikor (PGSC), i cili u mbajt më 22 dhe 23 shtator në Kishinau, Moldavi. Takimi u organizua nga Eurostat-i, ndërsa mikpritës ishte Enti Kombëtar i Statistikës i Moldavisë.

Në takimin dyditor morën pjesë përfaqësues të Eurostat-it, Komisionit Evropian dhe institucioneve kombëtare të statistikës nga vendet e përfshira në procesin e zgjerimit, me qëllim shqyrtimin e prioriteteve strategjike dhe zhvillimeve në kuadër të Sistemit Evropian të Statistikave (SES).

Në takim mori pjesë edhe drejtoresha e Eurostat-it, znj. Mariana Koceva, e cila kontribuoi në diskutimet lidhur me temat e përfshira në rendin e ditës.

Rendi i ditës u përqendrua në një gamë të gjerë temash me rëndësi për harmonizimin e mëtejshëm të vendeve të përfshira në procesin e zgjerimit me legjislacionin e BE-së në fushën e statistikës, duke përfshirë: zhvillimin dhe rolin e statistikës në procesin e zgjerimit të BE-së dhe në Sistemin Evropian të Statistikave (SES); progresin dhe sfidat lidhur me disponueshmërinë, prodhimin dhe shpërndarjen e të dhënave statistikore; zhvillimet më të fundit dhe planet kombëtare të vendeve të zgjerimit për harmonizimin me kërkesat statistikore të BE-së; prioritetet për vendet e zgjerimit për periudhën 2028–2034; përvojat më të fundit nga vlerësimet kolegiale; përdorimin e inteligjencës artificiale në statistikë, si dhe çështje të tjera.

Pjesëmarrja e delegacionit të ESHS-së në këtë takim dëshmon përkushtimin e Entit ndaj procesit të integrimit evropian, nëpërmjet harmonizimit të sistemit statistikor kombëtar me standardet dhe kërkesat e Bashkimit Evropian, si dhe kontributin aktiv në dialogun për zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit statistikor.

Gjatë takimit, ESHS-ja prezantoi zhvillimet më të rëndësishme të fundit në Sistemin Kombëtar të Statistikave, si dhe prioritetet që lidhen me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Interes të veçantë ngjalli prezantimi i përvojës së ESHS-së në përdorimin e inteligjencës artificiale në fushën e statistikës.

Fotogaleria

Lajmet e ngjajshme dhe publikimet

Takim me Odën e Kontabilistëve

Sot në hapësirat e Entit Shtetëror të Statistikave është zhvilluar një takim me Odën e Kontabilistëve kushtuar avancimit së bashkëpunimit të ndërsjellë.

01 nën 2024

Dita Evropiane e Statistikave – 20 tetor 2024

E nënta me radhë, Statistikave Evropiane (20 tetor 2024) do të kremtohet nën moton e mëposhtme të zgjedhur nga Komiteti Këshillimor Statistikor Evropian: "Statistikat zyrtare, dritare për të kuptuar shoqërinë".

18 tet 2024

Misioni i vlerësimit vjetor të Eurostatit

Nga data 16 deri më 18 tetor 2024 u mbajt misioni i rregullt vjetor për vlerësimin e punës së Sistemit Kombëtar të Statistikave, i realizuar nga Enti Statistikor i Bashkimit Evropian – Eurostat.

18 tet 2024