Enti Shtetëror i Statistikës nënshkruan marrëveshje të re kolektive me Sindikatën e punonjësve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve
Më shumë të drejta dhe paga të rritura për punonjësit
Sot, më 31.03.2026, Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS) nënshkroi marrëveshje të re kolektive me Sindikatën e punonjësve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve (UPOZ), e cila sjell ndryshime të rëndësishme për punonjësit e Entit. Paga e punonjësve do të rritet, ndërsa të drejtat dhe përfitimet do të zgjerohet, duke siguruar më shumë siguri, stabilitet dhe mundësi për zhvillim profesional. Marrëveshjen e nënshkruan drejtori i ESHS, dr. Dejan Stankov, kryetari i Sindikatës UPOZ, z. Trpe Deanoski dhe kryetari i organizatës sindikale në ESHS, z. Zoran Georgievski.
Sipas marrëveshjes së re, pagat e punonjësve do të rriten për 7% nga 1 marsi i këtij viti 2026, si përqindje shtesë mbi harmonizimin ligjor. Për më tepër, parashikohet rritje e vazhdueshme edhe në vitet në vijim 7% rritje nga 1 marsi i vitit 2027, si dhe 7% rritje nga 1 marsi i vitit 2028 dhe plus harmonizimi ligjor me pagën minimale për çdo vit.
Kjo marrëveshje vlerëson punën dhe përkushtimin e punonjësve dhe kontributin e tyre në zhvillimin dhe funksionimin e institucionit. Masat e reja përmirësojnë standardin dhe krijojnë kushte më të mira për arritjen e qëllimeve të vendosura të Entit.
Fotogaleria
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Përkujtim për hulumtimet statistikore dhe grumbullimin e të dhënave
Enti Shtetëror i Statistikës zbaton rregullisht një pjesë të hulumtimeve të tij statistikore përmes anketimit të drejtpërdrejtë të amvisërive dhe personave që jetojnë në to.
09 shk 2026
Gëzuar Vitin e Ri 2026
31 dhj 2025
Statistikat zyrtare si element kyç në forcimin e barazisë gjinore
Të dhënat si bazë për llogaridhënie dhe politika publike të bazuara në fakte
16 dhj 2025
Panel-diskutim mbi rolin e raporteve financiare në krijimin e politikave
Raportet kontabël krijojnë statistika makroekonomike cilësore që janë bazë për politika efektive
15 dhj 2025
Nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim mes Entit Shtetëror të Statistikës dhe Shoqatës së Matematicientëve të Maqedonisë
Forcimi i interesit dhe potencialit të të rinjve për shkencat ekonomike
11 dhj 2025