ESHS dhe UNICEF së bashku për forcimin e të dhënave për fëmijët dhe gratë në Maqedoninë e Veriut
MICS 2027: Të dhëna të besueshme për politika më efektive në trajtimin e pabarazive dhe mbështetjen e familjeve
Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS) dhe UNICEF nënshkruan Memorandum mirëkuptimi, me të cilin zyrtarisht fillon përgatitja për ciklin e ri të Anketës së Klasterëve me Tregues të Shumëfishtë (MICS 2027) në Maqedoninë e Veriut. Ky partneritet konfirmon angazhimin e përbashkët për sigurimin e të dhënave cilësore dhe të krahasueshme ndërkombëtarisht, të cilat do të ndihmojnë në hartimin e politikave publike të bazuara në fakte dhe dëshmi.
Anketa MICS është një nga më gjithëpërfshirëset në botë dhe siguron të dhëna të detajuara për shëndetësinë, ushqyerjen, arsimin, zhvillimin e hershëm të fëmijëve, mbrojtjen e fëmijëve, aftësinë e kufizuar, barazinë gjinore dhe kushtet e jetesës. Të dhënat janë të ndara sipas gjinisë, moshës, vendbanimit dhe statusit social, duke u mundësuar hartuesve të politikave të kuptojnë ku ekzistojnë pabarazitë dhe si të shpërndahen në mënyrë sa më efikase burimet.
Drejtori i ESHS, dr. Dejan Stankov, gjatë nënshkrimit të këtij Memorandumi, theksoi se përmes këtij bashkëpunimi me UNICEF-in forcohen kapacitetet kombëtare për realizimin e anketave të mëdha në amvisëri dhe u sigurohet qasje në të dhëna cilësore vendimmarrësve, si dhe se MICS 2027 do të sigurojë njohuri të rëndësishme për kushtet e jetesës së fëmijëve dhe grave dhe do të kontribuojë në politika publike të bazuara në informacione cilësore.
Për më shumë se dy dekada, MICS përfaqëson burim kyç të të dhënave për gjendjen me të cilën përballen fëmijët dhe gratë në Maqedoninë e Veriut, përfshirë edhe fëmijët dhe gratë në vendbanimet rome. Këto anketa kanë ndihmuar që pabarazitë të bëhen të dukshme dhe kanë mundësuar hartimin e politikave dhe programeve më të synuara dhe më efektive.
Përfaqësuesja e UNICEF-it, znj. Lesley Miller, deklaroi se çdo fëmijë është i rëndësishëm dhe çdo fëmijë duhet të evidentohet. Ajo theksoi se MICS7 do të sigurojë të dhëna të përditësuara dhe të besueshme për ndjekjen e progresit dhe për hartimin e ndërhyrjeve të synuara, veçanërisht për fëmijët që janë në rrezik.
Anketa do të realizohet nën udhëheqjen e ESHS, me mbështetje teknike nga UNICEF, dhe në përputhje me standardet globale për cilësinë e të dhënave, parimet etike dhe krahasueshmërinë ndërkombëtare.
Fotogaleria
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Deklaratë e nënshkruar për partneritet për formalizimin e ekonomisë joformale në Maqedoninë e Veriut
Përkushtim i përbashkët i institucioneve për reduktimin e ekonomisë gri
20 shk 2026
Vizita e Eurostat-it në Entin Shtetëror të Statistikës
Dialog partnerësh mbi progresin në përputhshmërinë me standardet statistikore evropiane
12 shk 2026
Përkujtim për hulumtimet statistikore dhe grumbullimin e të dhënave
Enti Shtetëror i Statistikës zbaton rregullisht një pjesë të hulumtimeve të tij statistikore përmes anketimit të drejtpërdrejtë të amvisërive dhe personave që jetojnë në to.
09 shk 2026
Gëzuar Vitin e Ri 2026
31 dhj 2025
Statistikat zyrtare si element kyç në forcimin e barazisë gjinore
Të dhënat si bazë për llogaridhënie dhe politika publike të bazuara në fakte
16 dhj 2025