Konferenca e tretë rajonale e kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar “Gjeneratë me vizion – Profesion me të ardhme”
Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, z. Dejan Stankov, mori pjesë në Konferencën e Tretë Rajonale të Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të Autorizuar, me temë: „Gjeneratë me vizion – Profesion me të ardhme“, e organizuar nga Instituti i Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të Autorizuar
Konferenca, e cila u mbajt në Shkup, mblodhi përfaqësues të institucioneve, organizatave ndërkombëtare, komunitetit profesional dhe sektorit të biznesit, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe diskutimit mbi sfidat bashkëkohore në raportimin financiar, digjitalizimin dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare.
Në kuadër të panel-diskutimit kushtuar standardeve ndërkombëtare dhe digjitalizimit të raportimit financiar, drejtori theksoi se, nëse sistemet e raportimit financiar janë të standardizuara, të strukturuara në mënyrë digjitale dhe të deshifruara, institucionet statistikore mund të vendosin lidhje të drejtpërdrejta me këto burime të të dhënave. Kjo do të mundësojë marrjen automatike të të dhënave granulare dhe krijimin e mundësive për analiza më të thelluara, gjë që çon në zvogëlimin e barrës mbi njësitë raportuese dhe kufizimin e nevojës për zhvillimin e hulumtimeve të veçanta statistikore. Qëllimi i një sistemi të tillë është zbatimi i parimit: „të dhëna të dorëzuara një herë – përdorim i shumëfishtë.”
Kontabiliteti afarist dhe llogaritë kombëtare nuk janë konceptualisht të njëjta: i pari operon me mikro të dhëna dhe parime kontabël, ndërsa i dyti bazohet në agregate statistikore dhe në metodologjinë SNA. Megjithatë, të dhënat nga raportet financiare paraqesin burimin kryesor gjatë përpilimit të llogarive kombëtare dhe, për këtë arsye, cilësia më e lartë e të dhënave kontabël, e harmonizuar me standardet ndërkombëtare, kontribuon në sigurimin e të dhënave statistikore konsistente dhe me cilësi të lartë.
Fotogaleria
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Takimi koordinues i Grupit të politikave të bashkëpunimit statistikor
Negociatat e anëtarësimit dhe integrimi i vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian varen nga institucione efektive dhe të forta kombëtare statistikore.
04 tet 2024
Memorandum i lidhur për bashkëpunim ndërmjet Entit shtetëror të statistikës dhe Drejtorisë së Doganave
Enti Shtetëror i Statistikave do t'i shkarkojë në mënyrë elektronike të dhënat e tregtisë së jashtme nga Drejtoria e Doganave. Këtë e përcakton Memorandumi për bashkëpunim, të cilin e kanë nënshkruar drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Dejan Stankov dhe drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski.
27 sht 2024