Konferenca Ndërkombëtare për Hulumtime Ekonomike të Aplikuara në Fakultetin Ekonomik pranë UKIM-it
Me zgjidhjet dhe standardet e reja digjitale, statistika bëhet mjet kyç për menaxhim modern dhe të përgjegjshëm

Më 3 tetor të vitit 2025, në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, është mbajtur konferenca ndërkombëtare “Hulumtime ekonomike të aplikuara: Rruga drejt strategjive dhe politikave optimale kombëtare në kohë turbulente”, një nga ngjarjet më të rëndësishme akademike dhe profesionale në fushën e ekonomisë në vend dhe në rajon, e organizuar nga Lidhja e Ekonomistëve të Maqedonisë.
Në kuadër të panelit të dytë “Hulumtime ekonomike dhe politika ekonomike në kohë turbulente”, si panelist mori pjesë edhe drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, z. Dejan Stankov, i cili në fjalimin e tij theksoi se bashkëpunimi mes statistikantëve, studiuesve dhe hartuesve të politikave është thelbësor për krijimin e politikave të bazuara në prova dhe për përmirësimin e rezultateve ekonomike.
Z. Stankov informoi gjithashtu pjesëmarrësit e konferencës se Enti Shtetëror i Statistikës siguron të dhëna cilësore të larta, të prodhuara sipas standardeve ndërkombëtare të pranuara, që garantojnë saktësi, krahasueshmëri dhe besueshmëri. Në këtë drejtim, ai njoftoi se Enti ka ndërmarrë përmirësime të rëndësishme në paraqitjen dhe shpërndarjen e të dhënave – përmes një faqeje të re në internet, qasje më të thjeshtuar, komunikim më të qartë dhe njoftime të ridizajnuara.
Kanal kryesor për shpërndarjen e të dhënave është baza e të dhënave MAKSTAT, e cila ofron sete të dhënash të gjëra dhe mundëson kërkim të lehtë, përpunim dhe qasje të automatizuar për qëllime analitike dhe kërkimore.
Përveç kësaj, drejtori theksoi se është publikuar edhe një përmbledhje e treguesve kryesorë makroekonomikë – Faqja Kombëtare me të dhëna të përmbledhura (NSDP), e cila është në përputhje me Standardin Special për Shpërndarjen e të Dhënave Plus (SDDS Plus), që mundëson krahasueshmëri më të mirë dhe ndjekje të trendeve.
Në fazë përfundimtare është edhe projekti “Asistenti Statistikor me Inteligjencë Artificiale”, i cili synon të ofrojë qasje inovative në të dhënat statistikore të Entit Shtetëror të Statistikës përmes përdorimit të inteligjencës artificiale dhe gjuhës natyrore.
Në drejtim të mbështetjes së komunitetit akademik dhe hulumtues, z. Stankov theksoi gjithashtu se është mundësuar qasja në mikro-të dhëna të anonimizuara, në përputhje të plotë me standardet për mbrojtjen e të dhënave personale.
Sa i përket grumbullimit të të dhënave, ESHS po punon në sigurimin e mënyrave moderne, të thjeshta dhe efikase për grumbullimin e të dhënave. ESHS ka integruar mjete digjitale të avancuara dhe sisteme elektronike për grumbullimin e të dhënave (si formularë elektronikë dhe portale për dorëzim online), me qëllim thjeshtësimin dhe përshpejtimin e proceseve të mbledhjes së të dhënave.
Përmes këtyre përpjekjeve, Enti Shtetëror i Statistikës po forcon në mënyrë aktive bashkëpunimin me komunitetin akademik dhe hartuesit e politikave, duke mbështetur krijimin e politikave të bazuara në të dhëna të sakta dhe relevante.
Fotogaleria




Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Enti Shtetëror i Statistikave është përfshirë në “Generalka Weekend 2025”

Si një institucion I përgjegjshëm shoqëror, Enti Shtetëror i Statistikave mori pjesë aktive në “Generalka Weekend 2025” për krijimin e një mjedisi urban më të pastër dhe më të shëndetshëm
09 maj 2025
Vizitë edukative nga nxënësit e SHF „Grigor Prliçev“ – Shkup

Enti Shtetëror i Statistikave do të vazhdojë të kontribojë në edukimin dhe informimin e gjeneratave të reja, me qëllim të nxitjes së interesit të tyre për statistikën.
08 maj 2025
Nënshkrim i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Entit Shtetëror të Statistikës dhe Fakultetit Ekonomik – Shkup

Qëllimi i bashkëpunimit është të përafrojë sektorin akademik me sektorin publik dhe të mundësoj përvojë praktike për studentët.
02 maj 2025
Mbajtja e punëtorisë “Statistika për gazetarët”

Në punëtori u prezantuan të rejat e Entit Shtetëror të Statistikës dhe mënyrat praktike për raportim gazetaresk
30 pri 2025
Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit midis Entit Shtetëror të Statistikës dhe Fakultetit të Sigurisë - Shkup

Drejtori dhe punonjësit e Entit Shtetëror të Statistikës u prezantuan para studentëve të pranishëm me prezantimet e tyre në lidhje me pozicionin dhe rolin e Entit në shoqëri, rëndësinë e statistikave zyrtare, sistemin statistikor kombëtar dhe statistikat e krimit
25 pri 2025