Memorandum i lidhur për bashkëpunim ndërmjet Entit shtetëror të statistikës dhe Drejtorisë së Doganave
Enti Shtetëror i Statistikave do t'i shkarkojë në mënyrë elektronike të dhënat e tregtisë së jashtme nga Drejtoria e Doganave. Këtë e përcakton Memorandumi për bashkëpunim, të cilin e kanë nënshkruar drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Dejan Stankov dhe drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski.
Enti Shtetëror i Statistikave do t'i shkarkojë në mënyrë elektronike të dhënat e tregtisë së jashtme nga Drejtoria e Doganave. Këtë e përcakton Memorandumi për bashkëpunim, të cilin e kanë nënshkruar drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Dejan Stankov dhe drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski.
"Shkarkimi elektronik i të dhënave nga Drejtoria e Doganave është një hap jashtëzakonisht domethënës në drejtim të harmonizimit, modernizimit dhe përmirësimit të mëtejmë të sistemeve", theksoi Stankov.
Drejtori Stankov, në nënshkrimin e sotëm të Memorandumit për bashkëpunim me Drejtorinë e Doganave, theksoi se institucioni po bën përpjekje të mëdha për dixhitalizimin e proceseve dhe rritjen e përdorimit të burimeve administrative në prodhimin e të dhënave zyrtare statistikore.
Memorandumi synon të promovojë bashkëpunimin ndërinstitucional përmes shkëmbimit të të dhënave dhe një shkallë më të lartë të dixhitalizimit.
“Drejtoria e Doganave është e përkushtuar ndaj procesit të promovimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, e cila fundja duhet të na mundësojë të krijojmë rritje të qëndrueshme ekonomike. Një hap i tillë është vetëm një pjesë e angazhimit tonë për veprim të përbashkët në drejtim të përmirësimit të kushteve për biznes. Të dhënat që ne ofrojmë në fushën e tregtisë së jashtme u mundësojnë kompanive të bëjnë hulumtime të tregut dhe të përcaktojnë strategjitë e tyre, për studime ekonomike, por edhe për promovimin e politikave tregtare në nivel shtetëror”, tha drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikolovski.
Të dyja palët shprehën përkushtimin e tyre për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, ndërsa nënshkrimi i Memorandumit forcon dhe përmirëson praktikat tashmë të vendosura të shkëmbimit të informacionit dhe të dhënave.
Fotogaleria
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Përkujtim për hulumtimet statistikore dhe grumbullimin e të dhënave
Enti Shtetëror i Statistikës zbaton rregullisht një pjesë të hulumtimeve të tij statistikore përmes anketimit të drejtpërdrejtë të amvisërive dhe personave që jetojnë në to.
09 shk 2026
Gëzuar Vitin e Ri 2026
31 dhj 2025
Statistikat zyrtare si element kyç në forcimin e barazisë gjinore
Të dhënat si bazë për llogaridhënie dhe politika publike të bazuara në fakte
16 dhj 2025
Panel-diskutim mbi rolin e raporteve financiare në krijimin e politikave
Raportet kontabël krijojnë statistika makroekonomike cilësore që janë bazë për politika efektive
15 dhj 2025
Nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim mes Entit Shtetëror të Statistikës dhe Shoqatës së Matematicientëve të Maqedonisë
Forcimi i interesit dhe potencialit të të rinjve për shkencat ekonomike
11 dhj 2025