Enti Shtetëror i STATISTIKËS

Aktualitet

Nënshkruhet Memorandum për bashkëpunim mes Entit Shtetëror të Statistikës dhe Shoqatës së Matematicientëve të Maqedonisë

Forcimi i interesit dhe potencialit të të rinjve për shkencat ekonomike

Më 10 dhjetor 2025, Enti Shtetëror i Statistikës nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Shoqatën e Matematicientëve të Maqedonisë.

Me këtë Memorandum, Enti Shtetëror i Statistikës dhe Shoqata e Matematicientëve të Maqedonisë e forcojnë qëllimin e tyre të përbashkët për t’u ofruar nxënësve të shkollave të mesme arsim më të mirë ekonomik dhe statistikor.
Ne planifikojmë të përgatisim së bashku materiale edukative, të organizojmë trajnime dhe punëtori, si dhe të ofrojmë mbështetje për nxënësit që përgatiten për Olimpiadën Ekonomike të Maqedonisë dhe për Olimpiadën Ndërkombëtare të Ekonomisë.

Qëllimi është i thjeshtë, por i rëndësishëm — të inkurajohet talenti dhe interesi i të rinjve për ekonominë, financat dhe biznesin, dhe të krijohen kushte që ata të përparojnë më lehtë dhe të arrijnë rezultate të shkëlqyera në gara.

Fotogaleria

Lajmet e ngjajshme dhe publikimet

Nënshkrimi i Marrëveshjes për shkëmbimin e të dhënave

Si rezultat i bashkëpunimit afatgjatë të suksesshëm, sot drejtorët e Entit Shtetëror të Statistikës, Dr. Dejan Stankov dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike, Mr. Elena Petrova, nënshkruan Marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave ndërmjet dy institucioneve.

15 nën 2024

Thellimi i bashkëpunimit me UNICEF-in

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, z. Dejan Stankov realizoi takim me përfaqësuesen e UNICEF-it në vendin tonë, znj. Lesli Miller dhe ekipin e saj, gjatë së cilës u njoh me aktivitetet e vazhdueshme të Zyrës së UNICEF-it në Shkup.

15 nën 2024