Panel-diskutim mbi rolin e raporteve financiare në krijimin e politikave
Raportet kontabël krijojnë statistika makroekonomike cilësore që janë bazë për politika efektive
Enti Shtetëror i Statistikës mori pjesë në panel-diskutimin “Krijimi i politikave, jo vetëm raporteve: ripërcaktimi i profesionit të kontabilitetit”, të organizuar nga Oda e Kontabilistëve të Maqedonisë më 12.12.2025 në Shkup.
Në fjalimin e tij, drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës theksoi nevojën për bashkëpunim të forcuar ndërmjet kontabilistëve, statisticientëve dhe hartuesve të politikave, duke nënvizuar se raportet financiare më cilësore janë bazë për statistika makroekonomike më cilësore dhe për politika efektive.
U prezantuan përpjekjet e statistikës shtetërore për harmonizim me standardet evropiane për cilësinë e të dhënave, paralelisht me uljen e barrës administrative për njësitë raportuese, përmes zgjidhjeve sistemore dhe digjitalizimit të proceseve.
Drejtori përcolli urime me rastin e jubileut 16-vjeçar të Odës së Kontabilistëve, duke theksuar rolin e saj të rëndësishëm në avancimin e profesionit të kontabilitetit. Në këtë ngjarje, fjalë përshëndetëse mbajti edhe zëvendësministri i Ekonomisë, z. Marjan Risteski.
Fotogaleria
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Takimi koordinues i Grupit të politikave të bashkëpunimit statistikor
Negociatat e anëtarësimit dhe integrimi i vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian varen nga institucione efektive dhe të forta kombëtare statistikore.
04 tet 2024
Memorandum i lidhur për bashkëpunim ndërmjet Entit shtetëror të statistikës dhe Drejtorisë së Doganave
Enti Shtetëror i Statistikave do t'i shkarkojë në mënyrë elektronike të dhënat e tregtisë së jashtme nga Drejtoria e Doganave. Këtë e përcakton Memorandumi për bashkëpunim, të cilin e kanë nënshkruar drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Dejan Stankov dhe drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski.
27 sht 2024