Enti Shtetëror i STATISTIKËS

Aktualitet

Promovohen shërbime të reja elektronike për arsimin e lartë në Portalin Kombëtar të e-Shërbimeve

Formularë të rinj elektronikë për dorëzim më të shpejtë të të dhënave për studentët e diplomuar, magjistrat dhe doktorë të shkencave

Sot, Enti Shtetëror i Statistikës, në bashkëpunim me Ministrinë e Transformimit Digjital, promovoi tre shërbime të reja elektronike që janë të disponueshme në Portalin Kombëtar të e-Shërbimeve – uslugi.gov.mk, në fushën e arsimit të lartë.

Bëhet fjalë për shërbimet në vijim:
• Formular për studentët e diplomuar në studimet universitare cikli i parë në fakultete dhe shkolla të larta profesionale
• Formular për personat që kanë fituar titullin magjistër/specialist
• Formular për personat doktorë të shkencave që kanë mbrojtur disertacion doktorature.

Këto shërbime kanë për qëllim të thjeshtojnë dhe të digjitalizojnë procesin e dorëzimit të të dhënave statistikore për nivelet e përfunduara të arsimit të lartë. Me vendosjen e tyre mundësohet plotësim dhe dorëzim më i shpejtë, më efikas dhe më i lehtë i informacioneve të nevojshme, pa barriera administrative dhe me kohë minimale.

Formularët elektronikë janë të disponueshëm në linket në vijim:

https://uslugi.gov.mk/service/obrazec-za-diplomirani-studenti-na-dodiplomski-studii-na-fakultetite-i-visokite-struchni-shkoli-6166

https://uslugi.gov.mk/service/obrazec-za-lica-koi-se-steknale-so-naziv-magistarspecijalist-voi--6167
   https://uslugi.gov.mk/service/obrazec-za-lica-doktori-na-nauki-koi-odbranile-doktorski-trud-vo-godina-voi--6168

Në promovim janë prezantuar funksionalitetet e shërbimeve, mënyra e përdorimit të tyre, si dhe përfitimet për qytetarët dhe institucionet.
Me këtë, Enti Shtetëror i Statistikës vazhdon të zhvillojë shërbimet digjitale dhe të përmirësojë cilësinë dhe qasjen në të dhënat statistikore.

Fotogaleria

Lajmet e ngjajshme dhe publikimet

Takimi i parë i Komitetit Drejtues të twining-projektit "Përmirësimi i cilësisë dhe përfshirja e statistikave të mjedisit jetësor dhe shëndetësor"

Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet bashkërisht nga ESHS dhe Instituti Kombëtar Italian i Statistikave (Istat), në partneritet me Konsorciumin për sistemet e informacionit (Consorzio per il Sistema Informativo – CSI Piemonte), Agjencinë e shërbimeve energjetike (Gestore Servizi Energetici – GSE) dhe Shoqata gjeografike italiane (Società Geografica Italiana – SGI)

06 shk 2025

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Entit Shtetëror të Statistikës dhe Odës së Kontabilistëve

Memorandumi do të mundësojë një koordinim më të mirë ndërmjet dy institucioneve, organizimin e ngjarjeve të përbashkëta me theks të veçant në harmonizimin e rregulloreve dhe standardeve statistikore dhe të kontabilitetit, si dhe mbështetje në procesin e raportimit financiar cilësor, me synim marrjen e saktë, precize dhe gjithëpërfshirëse të të dhënave që i nënshtrohen analizës statistikore.

17 jan 2025