Enti Shtetëror i STATISTIKËS

Aktualitet

Reagim i Entit Shtetëror të Statistikës për shkak të interpretimit të gabuar të të dhënave statistikore

ESHS reagon: Të dhënat për shtrenjtimin e perimeve nuk janë interpretuar siç duhet

Në lidhje me kronikën e publikuar në televizionin Telma më datë 15.07.2025, me titull „Për një vit perimet janë shtrenjtuar për 46 përqind, Mickoski u takua me Durmishin, nuk ka vendim për masa“, e cila është e qasshme në këtë link: linku i lajmit, Enti Shtetëror i Statistikës reagon ndaj interpretimit joadekuat të të dhënave statistikore.

Saktësisht, në publikimin në fjalë, të dhënat janë paraqitur në një mënyrë që lë përshtypjen se bëhet fjalë për shpenzimet e jetesës, ndonëse në fakt bëhet fjalë për të dhëna nga indekset e çmimeve të produkteve bujqësore – outputi, me vitin bazë 2020 = 100.

Në këtë drejtim, edhe një herë theksojmë se indekset e output-it në bujqësi përfshijnë prodhimin nga sektori bujqësor, i cili është grumbulluar ose shitur jashtë tij, respektivisht bëhet fjalë për çmime grumbullimi (blerje nga prodhuesit), dhe jo çmime me pakicë. Për më tepër, duhet pasur parasysh se të dhënat janë paraqitur me vitin bazë 2020 = 100.


Të dhënat për indekset e çmimeve të output-it në bujqësi, sipas muajve, janë të qasshme në bazën e të dhënave MAKSTAT në linkun e mëposhtëm:


🔗 Indekset e çmimeve të output-it në bujqësi

Të dhënat e indekseve të shpenzimeve të jetesës sipas klasifikimit COICOP, të cilat përdoren për të ndjekur inflacionin, po ashtu janë të qasshme në bazën MAKSTAT, në linkun e mëposhtëm:

🔗 Indekset e shpenzimeve të jetesës – COICOP

Nga këto të dhëna mund të shihet se shpenzimet e jetesës në nëngrupin Perime, në qershor të vitit 2025, krahasuar me muajin e njejtë të vitit të kaluar, janë rritur për 9.66%.
I lusim mediat dhe opinionin që ta kenë parasysh këtë reagim, me qëllim që të dhënat statistikore, gjatë prezantimit të tyre, të interpretohen në mënyrë të drejtë dhe të saktë.

Lajmet e ngjajshme dhe publikimet

Të dhëna statistikore fiskale për vendime të shpejta shtetërore

Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS) ka qenë nikoqir i akademik prof. dr. Abdulmenaf Bexheti dhe prof. dr. Marina Trpeska, si përfaqësuese e Këshillit fiskal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët u pritën nga ana e dr. Dejan Stankov, drejtor i ESHS, më datë 27.03.2025

28 mar 2025