Republika e Мaqedonisë së Veriut bëhet anëtar i grupit të nivelit të lartë për partneritet, koordinim dhe ndërtim të kapaciteteve për statistikat për axhendën 2030 për zhvillim të qëndrueshëm të OKB-së
Doc. Dr. Dejan Stankov, Drejtor i Entit Shtetëror të Statistikës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është emëruar anëtar i HLG-PCCB të OKB-së nga qershori i vitit 2025.
Grupi i Nivelit të Lartë për Partneritet, Koordinim dhe ndërtim të kapaciteteve për statistikat për Axhendën e vitit 2030 për zhvillim të qëndrueshëm (HLG-PCCB) përbëhet nga drejtorët e 22 institucioneve statistikore kombëtare që përfaqësojnë rajonet kontinentale të botës, dhe Presidenti i Komisionit Statistikor të Kombeve të Bashkuara (UNSC) është anëtar në detyrë zyrtare.
Qëllimi kryesor i HLG-PCCB është të sigurojë udhëheqje strategjike në adresimin e nevojave të kapacitetit statistikor të institucioneve statistikore kombëtare në monitorimin dhe shqyrtimin e zbatimit të kornizës së treguesve për Axhendën 2030 dhe Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs).
Një tjetër përgjegjësi e rëndësishme e HLG-PCCB është të sigurojë udhëzime dhe drejtim strategjik për organizimin e Forumit Botëror të të Dhënave të OKB-së (UNWDF), duke përfshirë programin dhe rezultatet e tij.
Departamenti i Statistikave të Kombeve të Bashkuara e formoi HLG-PCCB në vitin 2015.
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Delegacioni i Entit Shtetëror të Statistikës mori pjesë në seancën e 57-të të Komisionit të Statistikave të OKB-së në Nju Jork
Takimi bashkoi drejtorët e institucioneve statistikore nga 193 vende për të diskutuar mbi sfidat kyçe dhe drejtimet e ardhshme të sistemit global statistikor
09 mar 2026
Deklaratë e nënshkruar për partneritet për formalizimin e ekonomisë joformale në Maqedoninë e Veriut
Përkushtim i përbashkët i institucioneve për reduktimin e ekonomisë gri
20 shk 2026
Vizita e Eurostat-it në Entin Shtetëror të Statistikës
Dialog partnerësh mbi progresin në përputhshmërinë me standardet statistikore evropiane
12 shk 2026
Përkujtim për hulumtimet statistikore dhe grumbullimin e të dhënave
Enti Shtetëror i Statistikës zbaton rregullisht një pjesë të hulumtimeve të tij statistikore përmes anketimit të drejtpërdrejtë të amvisërive dhe personave që jetojnë në to.
09 shk 2026
Gëzuar Vitin e Ri 2026
31 dhj 2025