Enti Shtetëror i STATISTIKËS

Aktualitet

Statistikat zyrtare si element kyç në forcimin e barazisë gjinore

Të dhënat si bazë për llogaridhënie dhe politika publike të bazuara në fakte

Më 12.12.2025, drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës mori pjesë në panel-diskutim të organizuar nga UN Women – Shkup, kushtuar forcimit të mekanizmave kombëtarë për barazi gjinore përmes politikave, burimeve, llogaridhënies dhe gjithëpërfshirjes.

Në fjalimin e tij, drejtori theksoi se avancimi i barazisë gjinore kërkon qasje të integruar dhe të qëndrueshme, të bazuar në kornizë të fortë ligjore dhe strategjike, kapacitete institucionale të përshtatshme dhe mekanizma të qartë për monitorimin e efekteve të politikave. Theks i veçantë iu kushtua rolit të statistikave zyrtare si burim i pavarur dhe i besueshëm i të dhënave cilësore, të sakta në kohë dhe të paraqitura sipas gjinisë.

U theksua se statistikat zyrtare mundësojnë matjen e progresit real përmes indikatorëve gjinorë të përcaktuar qartë dhe përbëjnë themelin e llogaridhënies dhe transparencës. Në këtë drejtim, drejtori vuri në pah nevojën për përmirësimin e mëtejshëm të statistikave gjinore përmes forcimit të burimeve administrative të të dhënave, digjitalizimit të tyre dhe harmonizimit me standardet e Bashkimit Evropian.

Fotogaleria

Lajmet e ngjajshme dhe publikimet

Të dhëna statistikore fiskale për vendime të shpejta shtetërore

Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS) ka qenë nikoqir i akademik prof. dr. Abdulmenaf Bexheti dhe prof. dr. Marina Trpeska, si përfaqësuese e Këshillit fiskal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët u pritën nga ana e dr. Dejan Stankov, drejtor i ESHS, më datë 27.03.2025

28 mar 2025