Enti Shtetëror i STATISTIKËS

Aktualitet

Takim i Entit Shtetëror të Statistikës me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar

Diskutime mbi përparimin në fushat e llogarive kombëtare, statistikave të popullsisë dhe statistikave të çmimeve, në kuadër të bashkëpunimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Më 13 nëntor 2026, në ambientet e Entit Shtetëror të Statistikës, drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), dr. Dejan Stankov, së bashku me një grup të punësuarish të Entit, zhvilluan një takim me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Në takim u diskutua mbi përparimin dhe aktivitetet aktuale në disa fusha të rëndësishme statistikore, me fokus të veçantë në llogaritë kombëtare, statistikat e popullsisë dhe statistikat e çmimeve.

Diskutimet u përqendruan në avancimin e proceseve statistikore, cilësinë dhe disponueshmërinë e të dhënave statistikore, si dhe në harmonizimin me standardet ndërkombëtare statistikore.

Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e Standardit Special për Shpërndarjen e të Dhënave Plus (SDDS Plus) të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërsa Enti Shtetëror i Statistikës është koordinator kombëtar i procesit të zbatimit të tij.

Fotogaleria

Lajmet e ngjajshme dhe publikimet

Misioni i vlerësimit vjetor të Eurostatit

Nga data 16 deri më 18 tetor 2024 u mbajt misioni i rregullt vjetor për vlerësimin e punës së Sistemit Kombëtar të Statistikave, i realizuar nga Enti Statistikor i Bashkimit Evropian – Eurostat.

18 tet 2024