Thellimi i bashkëpunimit me UNICEF-in
Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, z. Dejan Stankov realizoi takim me përfaqësuesen e UNICEF-it në vendin tonë, znj. Lesli Miller dhe ekipin e saj, gjatë së cilës u njoh me aktivitetet e vazhdueshme të Zyrës së UNICEF-it në Shkup.
Znj. Leslie Miller iu referua rezultateve të arritura bashkërisht dhe theksoi rëndësinë e të dhënave statistikore të prodhuara nga Enti në krijimin e politikave, masave dhe aktiviteteve për përmirësimin e gjendjes së fëmijëve dhe të rinjve në vend.
Drejtori Stankov theksoi se Enti, në kuadër të mandatit të tij për prodhimin e të dhënave zyrtare statistikore dhe si koordinator i sistemit kombëtar statistikor, bën të gjitha përpjekjet për të përmbushur nevojat për të dhëna të të gjithë përdoruesve, dhe veçanërisht vlerëson përkushtimin e UNICEF-it për përdorimin e statistikave zyrtare. në arritjen e qëllimeve të përcaktuara.
Bëhej fjalë edhe për aktivitetet e përbashkëta në të ardhmen që janë pjesë e planeve vjetore të punës së të dy institucioneve dhe që janë vazhdimësi e bashkëpunimit tashmë të krijuar, si dhe për mundësitë për zgjerimin e gamës së aktiviteteve dhe arritjen e rezultateve edhe më të vlefshme.
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Deklaratë e nënshkruar për partneritet për formalizimin e ekonomisë joformale në Maqedoninë e Veriut
Përkushtim i përbashkët i institucioneve për reduktimin e ekonomisë gri
20 shk 2026
Vizita e Eurostat-it në Entin Shtetëror të Statistikës
Dialog partnerësh mbi progresin në përputhshmërinë me standardet statistikore evropiane
12 shk 2026
Përkujtim për hulumtimet statistikore dhe grumbullimin e të dhënave
Enti Shtetëror i Statistikës zbaton rregullisht një pjesë të hulumtimeve të tij statistikore përmes anketimit të drejtpërdrejtë të amvisërive dhe personave që jetojnë në to.
09 shk 2026
Gëzuar Vitin e Ri 2026
31 dhj 2025
Statistikat zyrtare si element kyç në forcimin e barazisë gjinore
Të dhënat si bazë për llogaridhënie dhe politika publike të bazuara në fakte
16 dhj 2025