Vazhdon bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet Entit Shtetëror të Statistikës dhe Entit Çek të Statistikës
Shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira, avancimi i metodologjive statistikore dhe krijimi i mundësive të reja për bashkëpunim dypalësh
Më 6 dhe 7 tetor të vitit 2026, delegacioni i Entit Shtetëror të Statistikës, i kryesuar nga drejtori, dr. Dejan Stankov, zhvilloi vizitë pune dyditore në Entin Çek të Statistikës në Pragë, në kuadër të bashkëpunimit dypalësh shumëvjeçar ndërmjet dy institucioneve.
Delegacioni zhvilloi takim me kryetarin e Entit Çek të Statistikës, Marek Rojíçek.
Në fokus të takimit ishin mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional, shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira, si dhe avancimi i proceseve dhe metodologjive statistikore.
Gjatë vizitës dyditore u shqyrtuan disa fusha të rëndësishme të statistikës zyrtare, ndër të cilat statistikat e çmimeve, me theks të veçantë në indekset e çmimeve të prodhuesve të produkteve dhe shërbimeve industriale, anketat e ekonomive familjare dhe mbështetjen e tyre teknike, si dhe llogaritë kombëtare.
Vëmendje e veçantë iu kushtua vlerësimeve të shpejta të Produktit të Brendshëm Bruto, përgatitjeve për zbatimin e Sistemit të ri Evropian të Llogarive (ESA 2030), rishikimit të Klasifikimit Kombëtar të Veprimtarive, statistikave të financave publike dhe funksionimit të Regjistrit Statistikor të Bizneseve.
Takimet dhe diskutimet mundësuan shkëmbimin e përvojave profesionale dhe shqyrtimin e mundësive për zbatimin e zgjidhjeve bashkëkohore metodologjike, si dhe identifikimin e fushave me interes të përbashkët për bashkëpunim të mëtejshëm.
Kjo vizitë përfaqëson vazhdimësinë e partneritetit të suksesshëm shumëvjeçar ndërmjet dy institucioneve kombëtare të statistikës dhe konfirmon përkushtimin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve profesionale, shkëmbimin e njohurive dhe avancimin e cilësisë së statistikës zyrtare.
Enti Shtetëror i Statistikës mbetet i përkushtuar ndaj zhvillimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe harmonizimit me standardet evropiane të statistikës, me qëllim sigurimin e të dhënave statistikore në kohë, cilësore dhe të besueshme për nevojat e përdoruesve.
Fotogaleria
Lajmet e ngjajshme dhe publikimet
Takimi koordinues i Grupit të politikave të bashkëpunimit statistikor
Negociatat e anëtarësimit dhe integrimi i vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian varen nga institucione efektive dhe të forta kombëtare statistikore.
04 tet 2024
Memorandum i lidhur për bashkëpunim ndërmjet Entit shtetëror të statistikës dhe Drejtorisë së Doganave
Enti Shtetëror i Statistikave do t'i shkarkojë në mënyrë elektronike të dhënat e tregtisë së jashtme nga Drejtoria e Doganave. Këtë e përcakton Memorandumi për bashkëpunim, të cilin e kanë nënshkruar drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Dejan Stankov dhe drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski.
27 sht 2024