Enti Shtetëror i STATISTIKËS

Aktualitet

Vizita e drejtoreshës së Statistikës së Suedisë në Entin Shtetëror të Statistikës

Me 27.11.2025, Enti Shtetëror i Statistikës ishte nikoqir i drejtoreshës së Statistikës së Suedisë, Eva-Lo Ighe, vizita e së cilës paraqet moment të rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit shumëvjeçar ndërmjet dy institucioneve

Me 27.11.2025, Enti Shtetëror i Statistikës ishte nikoqir i drejtoreshës së Statistikës së Suedisë, Eva-Lo Ighe, vizita e së cilës paraqet moment të rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit shumëvjeçar ndërmjet dy institucioneve. Në kuadër të takimeve që u mbajtën në ESHS, u diskutua për aktivitetet e deritanishme të përbashkëta, projektin bilateral aktual, si dhe për mundësitë për thellimin e partneritetit në të ardhmen.

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Dr. Dejan Stankov, theksoi se institucioni e vlerëson lart mbështetjen që merr nga Statistika e Suedisë, si dhe qasjen profesionale dhe të strukturuar që zbatohet në kuadër të projektit aktual. Ai potencoi se veçanërisht me rëndësi në këtë bashkëpunim është fakti që statisticientët e maqedonisë, me mbështetjen e kolegëve nga Statistika e Suedisë, mësojnë në mënyrë të pavarur, zhvillojnë njohuri dhe aftësi të reja dhe kontribojnë aktivisht në realizimin e objektivave të projektit.

Vizita paraqet nxitje plotësuese për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm dhe angazhimit të përbashkët në përmirësimin e proceseve statistikore, harmonizimin me standardet evropiane dhe forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve të Entit Shtetëror të Statistikës.

Fotogaleria

Lajmet e ngjajshme dhe publikimet