Enti Shtetëror i Statistikës është institucion që prodhon dhe shpërndan të dhëna statistikore dhe njëkohësisht është koordinator i sistemit statistikor kombëtar. Gjithashtu, Enti Shtetëror i Statistikës e përfaqëson sistemin statistikor kombëtar në Evropë dhe në botë.
Në përputhje me Ligjin për Statistikën Shtetërore , Enti Shtetëror i Statistikës është institucion profesional dhe i pavarur. Numri dhe lloji i hulumtimeve statistikore që realizohen nga Enti dhe pjesëmarrësit e tjerë në sistemin statistikor përcaktohen me Programin Pesëvjeçar të Hulumtimeve Statistikore.
MISIONI
Misioni ynë është të sigurojmë të dhëna statistikore me cilësi të lartë për ekonominë dhe shoqërinë maqedonase.
VIZIONI
Vizioni ynë është të zhvillohemi në institucion modern, inovativ dhe plotësisht të digjitalizuar, i cili do të sigurojë të dhëna statistikore me cilësi të lartë, në kohë dhe të krahasueshme ndërkombëtarisht, në përputhje me nevojat e përdoruesve.
VLERAT
Vlerat e Entit Shtetëror të Statistikës janë:
- Tregimi i respektit ndaj të punësuarve tanë, partnerëve dhe përdoruesve
- Synimi drejt përsosmërisë në gjithçka që bëjmë
- Futja e inovacioneve në statistikat zyrtare
- Promovimi i orientimit drejt shërbimeve
- Ruajtja e pavarësisë profesionale