Cilësi

ESHS dhe cilësia

Përdoruesit i njohin statistikat tona si produkte që u përshtaten nevojave të tyre. Në përputhje me Planin Strategjik, Enti Shtetëror i Statistikave është i përkushtuar për plotësimin e kërkesave të përdoruesve për të dhëna statistikore, Institucioni gjithmonë e vendos cilësinë e të dhënave statistikore në radhë të parë.

Çka është cilësia?

Cilësia e produktit statistikor mund të përkufizohet si " fitness for purpose" (tu përgjigjet nevojave) për atë produkt. Më saktësisht, do të thotë të plotësohen nevojat në përputhje me dimensionet e cilësisë së vendosur nga sistemi statistikor evropian:

  • rëlevanca - deri në çfarë mase produkti statistikor i plotëson nevojat e përdoruesve për sa i përket përmbajtjes dhe përfshirjes
  • saktësia dhe besueshmëria - sa afër janë vlerat e vlerësuara të të dhënave me rezultatet aktuale
  • preciziteti dhe saktësia - përshkruan kohën ndërmjet datës së publikimit dhe datës së cilës i referohen të dhënat, dhe kohën ndërmjet publikimit aktual dhe publikimit të planifikuar të të dhënave statistikore
  • disponueshmëria dhe qartësia - sa të lehtë e kanë përdoruesit qasjen në të dhëna, meta të dhëna dhe shpjegime shtesë
  • koherenca dhe krahasueshmëria - sa të ngjashme janë të dhënat, të cilat rrjedhin nga burime të ndryshme ose me metoda të ndryshme, dhe i referohen të njëjtës temë dhe shkallës në të cilën të dhënat mund të krahasohen në kohë dhe hapësirë, për shembull niveli gjeografik.

 

Politika e cilësisë

Deklarata e cilësisë

Politika e auditimit

Kodi i praktikës së mirë

OON Parimet fundamentale statistikore

Raporti për vlerësimin e thjeshtuar të partneritetit

Raporti i vlerësimit të partneritetit

Të dhëna referuese për ESMS