Faruk Jashari është zëvendësdrejtor i Entit Shtetëror të Statistikës nga maji i vitit 2026. Para emërimit të tij ai ka punuar si profesor i gjuhës angleze në SHMQSh “Vëllezërit Miladinov” – Shkup.
Zhvillimin profesional e ka filluar në vitin 2005 në fushën e arsimit, përvojë që ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e tij profesional dhe personal. Angazhimi në këtë sektor i ka mundësuar të zhvillojë aftësi komunikuese, bashkëpunim institucional, duke krijuar një bazë të fortë për përgjegjësitë dhe sfidat e mëtejshme profesionale.
Jashari ka diplomuar për gjuhë dhe letërsi angleze.
Është pjesëmarrës në shumë seminare dhe trajnime të fokusuara në organizimin dhe realizimin e projekteve, zbatimin e teknologjive bashkëkohore në proceset e punës, punën efikase ekipore në mjedis institucional etj.