Çmimi i energjisë elektrike, gazit natyror në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2026
Çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëritë në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2026 është më i lartë për 1.3 % krahasuar me gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2025.
Në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2026, çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëritë ishte 7.427 denarë për kWh, që paraqet rritje prej 1.3 % krahasuar me gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2025.
Te konsumatorët fundorë, përveç amvisërive, çmimi mesatar i energjisë elektrike pa TVSH lëviz nga 6.379 deri në 16.368 denarë/kWh, varësisht nga grupi i përcaktuar sipas konsumit vjetor të energjisë elektrike. Krahasuar me gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2025, rënie e çmimit mesatar është shënuar te të gjitha grupet e konsumatorëve, përveç konsumatorëve me konsum vjetor më të vogël se 20 MWh dhe konsumatorëve me konsum vjetor nga 70 000 deri në 150 000 MWh.
Çmimi mesatar i gazit natyror, pa tatimin mbi vlerën e shtuar, te konsumatorët fundorë (përveç amvisërive) lëviz nga 735.354 deri në 1 466.965 denarë për GJ, varësisht nga grupi i përcaktuar sipas konsumit vjetor të gazit natyror. Krahasuar me gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2025, te të gjitha grupet e konsumatorëve është shënuar rritje e çmimit mesatar, e cila lëviz nga 8.0 % deri në 17.8 %.
Çmimi mesatar i shitjes me pakicë i gazit natyror për amvisëritë ishte 1 832.7 denarë/GJ dhe shënon rënie prej 6.9 %.
Pikat kryesore
Në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2026:
- Çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëritë ishte 7.427 denarë/ për kWh me TVSH.
- Te konsumatorët fundorë, përveç amvisërive, çmimi i energjisë elektrike është zvogëluar te të gjitha grupet, përveç konsumatorëve me konsum vjetor më të vogël se 20 MWh dhe konsumatorëve me konsum vjetor nga 70 000 deri në 150 000 MWh
- Te konsumatorët fundorë, përveç amvisërive, çmimi i gazit natyror është rritur nga 8.0 % deri në 17.8 %, varësisht nga grupi sipas konsumit vjetor.
MakStat baza
Grafiku
Çmimet e energjisë elektrike, denarë / KWh,
Çmimet e gazit natyror, denarë /GJ
Kontakti
Stojna ManevaTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: stojna.maneva@stat.gov.mk Gjurgjica Miloshevska
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: gjurgica.milosevska@stat.gov.mk