Indeksi i kostos për jetesë dhe çmimet me pakicë, tetor 2026
Inflacioni në muajin tetor të vitit 2026 është 0.4% krahasuar me muajin paraprak
Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në muajin tetor të vitit 2026, krahasuar me muajin shtator të vitit 2026, është 0.4%.
Rritja e kostos për jetesë në muajin tetor të vitit 2026, krahasuar me muajin shtator të vitit 2026, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Pije alkoolike, duhani dhe narkotikë për 2.5%, Rekracion, sport dhe kulturë, Veshje dhe këpucë për 1.2%, Ushqime dhe pije jo alkoolike për 0.7%, Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë tjera djegëse për 0.3% dhe Kujdesi shëndetësor për 0.1%.
Në muajin tetor të vitit 2026, krahasuar me muajin shtator të vitit 2026, është vërejtur rënie e kostos së jetesës në grupet: Mobilje, paisje për shtëpi dhe mirëmbajtje e rregullt e shtëpisë për 1.3%, Restorante dhe shërbime për akomodim për 0.7%, Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra dhe shërbime të ndryshme për 0.5% dhe Transport për 0.3%.
Kostoja e jetesës në grupet: Shërbime për arsim, Sigurim dhe shërbime financiare dhe Informacion dhe komunikim mbeten në nivelin e njejtë si në muajin paraprak.
Indeksi i çmimeve me pakicë në muajin tetor të vitit 2026 krahasuar me muajin shtator të vitit 2026 është 100.2.
Indeksi i kostos për jetesë në muajin tetor të vitit 2026, krahasuar me muajin tetor të vitit 2025, shënoi rritje prej 3.3%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 3.2%.
Pikat kryesore
Në muajin tetor të vitit 2026 krahasuar me muajin shtator të vitit 2026:
- Norma e inflacionit është 0.4%
- Në grupin Pije alkoolike, duhani dhe narkotikë e për 2.5%
Tabelat
MakStat baza
Grafiku
Indeksi mujor i kostos për jetesë
tetor të vitit 2025 – tetor të vitit 2026
Kontakti
Elvidina LukoviqTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: elvidina.lukovic@stat.gov.mk Darko Nastoski
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: darko.nastoski@stat.gov.mk