Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 07.8.2026.1/5

Korrigjim – të dhënat mbi indekset e çmimeve në bujqësi, maj 2026 publikohen përsëri

Për shkak të të dhënave shtesë të marra lidhur me ndryshime të caktuara në çmimet e inputeve bujqësore në maj të vitit 2026, të dhënat statistikore për indekset e çmimeve në bujqësi, të publikuara më 18 qershor 2026, i kemi publikuar përsëri. Kërkojmë falje për shqetësimet e mundshme dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin!

Çmimet në bujqësi në muajin maj të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak janë zmadhuar tek inputi për 8.2 %, dhe tek autputi për 8.4 %.

Në pjesën e inputeve, në muajin maj të vitit 2026, krahasuar me muajin maj  të vitit 2025, ka rritje të çmimeve të inputit 1 (fondet e shpenzuara aktualisht në bujqësi) për 8.3 %, dhe rritje të çmimeve të inputit 2 (fondet e destinuara për investime në bujqësi) për 7.4 %.

Në pjesën e autputit, në muajin maj të vitit 2026, krahasuar me muajin maj të vitit 2025, çmimet e prodhimit bimor janë zmadhuar për 11.5 % dhe çmimet e prodhimit blegtoral janë zvogëluar për 0.1 %.

 

Pikat kryesore

Te çmimet në bujqësi në muajin maj të vitit 2026 krahasuar me muajin maj të vitit paraprak vërehet dinamika në vijim:
  •  janë më të larta për 11.5 % te prodhimet bimore, ndërsa
  •  janë më të ulëta për 0.1 % te prodhimet blegtorale
 në pjesën e autputit, derisa në pjesën e inputit
  •  janë më të larta për 8.3 % te mjetet e shpenzimeve korrente në bujqësi
  •  për 7.4% te mjetet e dedikuara për investime në bujqësi

 

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Kontakti

Violeta Milanova
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: violeta.deleva@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Indeksi i çmimeve në bujqësi