Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 07.3.2026.1/3

Indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, totali, mars 2026

Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, totali, në muajin mars të vitit 2026 krahasuar me muajin paraprak janë zmadhuar për 0.5%

Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, gjithsej (në tregun vendor dhe të huaj), në muajin mars krahasuar me muajin paraprak, janë rritur në sektorin e Industrisë përpunuese për 0.7%, dhe në sektorin Furnizimit me ujë; largimit të ujërave, menaxhimit të mbeturinave dhe veprimtarive për sanimin e mjedisit për 0.9 %, ndërsa janë zvogëluar në sektorin e Minierave dhe gurorë për 1.5%, dhe në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të klimatizuar për 0.5%.

Në muajin mars të vitit 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, gjithsej, janë rritur në sektorin e Minierave dhe gurorë për 15.7%, në sektorin e Industrisë përpunuese për 3.6%, në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të klimatizuar për 10.7% dhe në sektorin e Furnizimit me ujë; largimit të ujërave, menaxhimit të mbeturinave dhe veprimtarive për sanimin e mjedisit për 6.4%.

Pikat kryesore

Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, totali, në muajin mars të vitit 2026 janë zmadhuar për:

  • 0.5% krahasuar me muajin paraprak
  • 4.4% krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Kontakti

Elizabeta Trajkovska
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: elizabeta.trajkovska@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale, totali