Enti Shtetëror i STATISTIKËS

Çmimet

Indeksi i kostos së jetesës mat ndryshimin e çmimeve të prodhimeve dhe shërbimeve që furnizohen amvisëritë për plotësimin e nevojave. Këto indekse përdoren për matjen e inflacionit.

Çmimet si formë monetare e vlerave të mallrave dhe shërbimeve përfaqësojnë një instrument shumë domethënës të politikës ekonomike dhe kanë një rëndësi të madhe në zhvillimin e përgjithshëm të ekonomisë së vendit. Lëvizjet e çmimeve i nënshtrohen monitorimit statistikor për të siguruar të dhëna të nevojshme për menaxhimin e politikave.

Indeksi i kostos së jetesës mat ndryshimin e çmimeve të prodhimeve dhe shërbimeve që furnizohen amvisëritë për plotësimin e nevojave. Këto indekse përdoren për matjen e inflacionit

Indekset e çmimeve të prodhimit të prodhuesve të produkteve/shërbimeve industriale matin ndryshimet në nivelin e çmimeve të produkteve/shërbimeve që prodhohen në vend dhe vendosen në tregjet e brendshme dhe jo vendase.
Indekset e kostove në ndërtimin e objekteve të reja të banimit individual synojnë të rishikojnë ose monitorojnë kostot e bëra nga kompanitë e ndërtimit gjatë ekzekutimit të procesit të ndërtimit të objekteve të reja të banimit individual. 

Indekset e kostove në ndërtimin e objekteve të reja të banimit individual synojnë të rishikojnë ose monitorojnë kostot e bëra nga kompanitë e ndërtimit gjatë ekzekutimit të procesit të ndërtimit të objekteve të reja të banimit individual. 

Çmimet bujqësore monitorohen gjithashtu si një indeks i çmimeve të inputeve (asetet, shërbimet dhe investimet në bujqësi) dhe një indeks i çmimeve të prodhimit (prodhimi nga sektori bujqësor, i blerë ose i shitur jashtë sektorit).

Indikatorët

Indekset e çmimve të prodhimit në bujqësi 98.4 indeksi shtator,2025 krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak

Indekset e çmimve të inputit në bujqësi 103.3 indeksi shtator, 2025 krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak

Indeksi i çmimeve në hotelieri 104.7 indeksi Shtator 2025 krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak

Indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale totali 99.9 indeksi gusht 2025 krahasuar me periudhën paraprake

Publikimet më të reja

Të gjitha publikimet →