Sistemi i llogarive kombëtare është një sistem i të dhënave për sektorët e ekonomisë, transaksioneve ndërmjet sektorëve të ekonomisë dhe kornizën për analizën ekonomike. Në qendër të llogarive kombëtare është prodhimi i mallrave dhe shërbimeve, respektivisht produkti i brendshëm bruto (PBB), i cili është treguesi kryesor i zhvillimit të ekonomisë së çdo vendi.
Me të dhënat për produktin e brendshëm bruto për banor, bëhet krahasimi i zhvillimit të shtetit në raport me vendet e tjera, krahasimi i produktivitetit të punës dhe njëkohësisht është e dhënë nga e cila fitohen të dhënat për të ardhurat nacionale bruto, kursimin bruto, dhe huan bruto të shtetit.