Ndërmarrjet vendore të kontrolluara nga jashtë, 2023
Në vitin 2023, 2.6% e ndërmarrjeve vendore në sektorin afarist janë të kontrolluara nga jashtë
Në vitin 2023, 1 783 ose 2.6 % nga ndërmarrjet në sektorin afarist 1) filiale të huaj – ndërmarrjet vendore të kontrolluara nga jashtë.
Filialet e huaja angazhojnë 22.8% të totalit të punonjësve dhe krijojnë 34.6% të totalit të vlerës së shtuar bruto.
Pjesëmarrja më e madhe në vlerën e shtuar kanë grupet: Industria përpunuese me 37.7%, Informacioni dhe komunikimi me 17.0% dhe Tregtia me shumicë dhe pakicë dhe riparimi i automjeteve me 12.2%.
Filialet e huaja kryesisht kontrollohen nga vendet evropiane, d.m.th. 90.6%, vendet anëtare të BE-së kontrollojnë 57.5% të filialeve të huaja, në të cilat janë të angazhuar 63.9% e punonjësve dhe marrin pjesë me 64.2% në vlerën e shtuar.
Filialet e huaja më të rëndësishme ekonomike janë nën kontrollin e Austrisë me pjesëmarrje në vlerën e shtuar prej 16.9%, Holandës me 11.2%, Gjermanisë me 10.1% dhe Mbretërisë së Bashkuar me 9.1%
______________________________________
1) Sektorët e veprimtarive nga B në S sipas KNV Rev2, përveç К, О dhe S94.
Pikat kryesore
2023
Ndërmarrjet e kontrolluara nga jashtë: 2.6%
o Nga totali i punonjësve angazhojnë: 22.8%
o Nga vlera e shtuar krijojnë: 34.6%
Tabelat

Grafiku
Filialet e huaja dhe vlera e shtuar, sipas vendeve, 2023
Kontakti
Snezhana ShipoviqTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: snezana.sipovic@stat.gov.mk