Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 06.3.2026.2

Statistikat strukturore afariste, 2025, të dhëna paraprake

Industria përpunuese ka pjesëmarrje më të madhe prej 26.2% në vlerën e shtuar bruto për vitin 2025

Në vitin 2025, 70 843 subjekte afariste të orientuara drejt tregut1)  kanë realizuar qarkullim prej              2 226 478 milionë denarë dhe kanë gjeneruar vlerë të shtuar bruto prej 522 087 milionë denarë.

Qarkullimin më të madh prej 38.7% e kanë realizuar subjektet afariste nga sektori i Tregtisë me pakicë dhe shumicë dhe Industria përpunuese prej 24.5%.

Pjesëmarrjen më të madhe në vlerën e shtuar të përgjithshme e zë Industria përpunuese 26.2%, më pas vijon Tregtia me shumicë dhe pakicë me 20.0%, Ndërtimtaria me 10.0% dhe Telekomunikimet, programimi kompjuterik, veprimtaritë konsultative, infrastruktura kompjuterike dhe veprimtari të tjera informative me 9.2%. 
______________________________________
1) Sektorët e veprimtarive nga B në T sipas KNV Rev 2.1., përveç L, P dhe T94

Pikat kryesore

Viti 2025, të dhëna paraprake:

  • 70 843 ndërmarrje aktive
  • 428 235 persona të punësuar
  • 2 226 478 milionë denarë qarkullim
  • 522 087 milionë denarë vlerë bruto të shtuar

Tabelat

Duke filluar nga viti referues 2025, të dhënat paraqiten sipas Klasifikimit të ri Nacional të Veprimtarive (KNV), Rev. 2.1. Për shkak të ndryshimeve në klasifikim, të dhënat për veprimtari të caktuara mund të mos jenë plotësisht të krahasueshme me të dhënat e viteve të mëparshme.


Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MAKSTAT bazën e të dhënave

Kontakti

Snezhana Shipovikj
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: snezana.sipovic@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Statistikat strukturore të biznesit