Tregtia e jashtme, janar - shtator të vitit 2026, të dhëna paraprake
Rritje e konsiderueshme e eksporteve në shtator të vitit 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak
Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, për periudhën janar-shtator të vitit 2026, është 408 167.8 milionë denarë dhe shënon rritje prej 10.83% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e mallrave të importuara, për periudhën janar–shtator të vitit 2026, është 566 113.5 milionë denarë, që paraqet rritje prej 7.94% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Këmbimi tregtar sipas produkteve, bazuar në Klasifikimin Standard të Tregtisë Ndërkombëtare, tregon se pjesën më të madhe të eksporteve e përbëjnë: katalizatorët e mbajtësve me metale të çmuara ose përbërjet e tyre; grupet e telave të ndezjes dhe produkte të ngjashme për automjete, aeroplanë ose anije; pjesët e sediljeve nga nëngrupi 821.1; si dhe katalizatorë të tjerë të mbajtësve.
Në import, më shumë përfaqësohen: platini dhe lidhjet e platinës, të papërpunuara ose në formë pluhuri; metalet e tjera të grupit të platinës dhe lidhjet e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri; vajrat e naftës dhe vajrat e përfituara nga mineralet bituminoze, me përjashtim të vajrave të papërpunuara; si dhe automjete të tjera motorike për transportin e udhëtarëve.
Në periudhën janar–shtator të vitit 2026, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, pjesa më e madhe e tregtisë është realizuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Kinën, Greqinë dhe Serbinë, të cilat përbëjnë 49.7% të vëllimit të përgjithshëm të këmbimit. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian marrin pjesë me 58.8% në vëllimin e përgjithshëm të këmbimit.
Pikat kryesore
Eksporti janar- shtator të vitit 2026 krahasuar me periudhën janar- shtator të vitit 2025
- 408 167.8 milionë denarë: +10.8%
- 6 623.1 milionë euro: +10.8 %
- 7 688.3milionë dollarë amerikanë: +14.9 %
Importi janar- shtator të vitit 2026 krahasuar me periudhën janar- shtator të vitit 2025
- 566 113.5 milionë denarë: +7.9%
- 9 186.1 milionë euro: +7.9%
- 10 665.9 milionë dollarë amerikanë: +12.0%
Tabelat
KSTN - Klasifikimi Standard I Tregtisë Ndërkomëbtare, Rev.4
MakStat baza
Grafiku
Eksporti dhe importi sipas muajve, të dhëna paraprake
Eksporti dhe importi sipas muajve, të dhëna paraprake
Kontakti
Katerina DavkovaTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: katerina.davkova@stat.gov.mk