Indekset e numrit të të punësuarve në industri, maj 2026
Numri i të punësuarve në industri është zvogëluar për 2.6% në muajin maj të vitit 2026 krahasuar me muajin maj të vitit 2025
Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit maj të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie për 7.3 %, në sektorin Industria përpunuese për 2.5 %, ndërsa është rritur në sektorin Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 1.0 %.
Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit maj të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie tek grupet Energjia për 1.6 %, Prodhimet kapitale për 2.6 %, Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 3.6 %, Produktet intermediare, përveç energjisë për 2.7%, dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 0.6 %.
Numri i të punësuarve në industri në periudhën janar – maj të vitit 2026 krahasuar me periudhën janar - maj të vitit 2025, është zvogëluar për 3.0%.
Pikat kryesore
Numri i punëtorëve në industri në muajin maj të vitit 2026, krahasuar me majin e vitit 2025:
Është zvogëluar për
- 7.3 % në minierat dhe nxjerrjen e gurëve
- 2.5 % në industrinë përpunuese
Është rritur për
- 1.0 % në furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar
Tabelat
MakStat baza
Kontakti
Tatjana TrajkovskaTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: tatjana.trajkovska@stat.gov.mk