Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 16.1.2026.1/6

Indekset e numrit të të punësuarve në industri, qershor 2026

Numri i të punësuarve në industri është zvogëluar për 2.3% në muajin qershor të vitit 2026 krahasuar me muajin qershor të vitit 2025

Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit qershor të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie për 7.7 %, në sektorin Industria përpunuese për 2.1 %, ndërsa është rritur në sektorin Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0.2 %.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit qershor të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie tek grupet Energjia për 2.4 %,  Prodhimet kapitale për 1.8 %, Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 3.5 %, Produktet intermediare, përveç energjisë për 2.4%, dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 1.7 %.

Numri i të punësuarve në industri në periudhën janar – qershor të vitit 2026 krahasuar me periudhën janar - qershor të vitit 2025, është zvogëluar për 2.9%.

Pikat kryesore

Numri i punëtorëve në industri në muajin qershor të vitit 2026, krahasuar me qershorin e vitit 2025:

Është zvogëluar për

  • 7.7 % në minierat dhe nxjerrjen e gurëve
  • 2.1 % në industrinë përpunuese

Është rritur për

  • 0.2 % në furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Kontakti

Tatjana Trajkovska
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: tatjana.trajkovska@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Indeksi i numrit të punëtorëve në industri