Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 16.2.2026.1/5

Indeksi i prodhimeve industriale, maj 2026

Prodhimi industrial në muajin maj të vitit 2026 është zvogëluar për 2.0% krahasuar me muajin maj të vitit 2025

Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit maj të vitit 2026, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie nga 3.6%, në sektorin Industria përpunuese shënon  rënie nga 2.6%, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje nga 6.1%. 
Rënia në sektorin e Industria përpunuese është kryesisht rezultat i rënies së prodhimit në departamentet e mëposhtme: 

- Prodhimi i produkteve ushqimore,
- Prodhimi i pijeve,
- Prodhimi i produkteve të duhanit,
- Prodhimi i tekstileve,
- Prodhimi i veshjeve,
- Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike,
- Prodhimi i produktit themelor farmaceutik dhe përgatitjeve farmaceutike, 
- Prodhimi i metaleve,
- Prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara,përveç makinerive dhe paisjeve,
- Prodhimi i paisjeve elektrike,
- Prodhimi i makinerive dhe paisjeve  të pa përmendura në vend tjetër,
- Prodhimi i automjeteve motorike, rimorkiot dhe gjysmërimorkio.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin maj të vitit 2026, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Energjia prej 6.5%, Produktet intermediare përveq energjisë për 3.4%, derisa rënie vërehet te Prodhime kapitale për 3.3 %, dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 1.1% Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 8.4%.

Indeksi i prodhimeve industriale në periudhën janar - maj 2026, krahasuar me periudhën janar – maj 2025, është 99.7.

Pikat kryesore

Departamentet që patën ndikimin më të madh në rënien e prodhimit industrial në muajin maj të vitit 2026, krahasuar me vitin 2025, janë:

•    Prodhimi i paisjeve elektrike me 7.8%  
•    Prodhimi i makinerive dhe paisjeve  të pa përmendura në vend tjetër me 12.9%
•    Prodhimi i automjeteve motorike,rimorkiot dhe gjysmërimorkio me 2.3%

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Kontakti

Goran Stojkoviq
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: goran.stojkovic@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Indeksi i prodhimeve industriale