Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 16.2.2026.1/3

Indeksi i prodhimeve industriale, mars 2026

Prodhimi industrial në muajin mars të vitit 2026 është zmadhuar për 3.0% krahasuar me muajin mars të vitit 2025

Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit mars të vitit 2026, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie nga 6.2%, në sektorin Industria përpunuese shënon  rritje nga 4.3%, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rënie nga 2.3%. 
Rritja në sektorin e Industria përpunuese është kryesisht rezultat i rritjes së prodhimit në departamentet e mëposhtme: 

- Prodhimi i produkteve ushqimore,
- Prodhimi i pijeve,
- Prodhimi i produkteve të duhanit,
- Prodhimi i tekstileve,
- Prodhimi i produktit themelor farmaceutik dhe përgatitjeve farmaceutike,
- Prdhimi i produktit të gomës dhe produkteve plastike, 
- Prodhimi i produkteve të tjera minerale jometalike,
- Prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara,përveç makinerive dhe paisjeve,
- Prodhimi i makinerive dhe paisjeve  të pa përmendura në vend tjetër,
- Prodhimi i automjeteve motorike,rimorkiot dhe gjysmërimorkio,
- Prodhimi i mobiljeve.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin mars të vitit 2026, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Produktet intermediare përveq energjisë për 5.0%, Produktet kapitale për 8.4%, Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 2.1%, dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 0.4%, derisa rënie vërehet te Energjia për 7.8%.

Indeksi i prodhimeve industriale në periudhën janar - mars 2026, krahasuar me periudhën janar –  mars 2025, është  97.7.

Pikat kryesore

Departamentet që patën ndikimin më të madh në rritjen e prodhimit industrial në muajin mars të vitit 2026, krahasuar me vitin 2025, janë:

•    Prodhimi i produkteve ushqimore me 5.8%  
•    Prodhimi i makinerive dhe paisjeve  të pa përmendura në vend tjetër me 8.0%
•    Prodhimi i automjeteve motorike,rimorkiot dhe gjysmërimorkio me 6.1%

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Kontakti

Goran Stojkoviq
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: goran.stojkovic@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Indeksi i prodhimeve industriale