Indeksi i prodhimeve industriale, prill 2026
Prodhimi industrial në muajin prill të vitit 2026 është rritur për 7.6% krahasuar me muajin prill të vitit 2025
Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit prill të vitit 2026, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje nga 4.3%, në sektorin Industria përpunuese shënon rritje nga 6.8%, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje nga 22.6%.
Rritja në sektorin e Industria përpunuese është kryesisht rezultat i rritjes së prodhimit në departamentet e mëposhtme:
- Prodhimi i produkteve ushqimore,
- Prodhimi i pijeve,
- Prodhimi i produkteve të duhanit,
- Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike,
- Prdhimi i produktit të gomës dhe produkteve plastike,
- Prodhimi i produkteve të tjera minerale jometalike,
- Prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara,përveç makinerive dhe paisjeve,
- Prodhimi i makinerive dhe paisjeve të pa përmendura në vend tjetër.
Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin prill të vitit 2026, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Energjia prej 17.2%, Produktet intermediare përveq energjisë për 14.1%, Prodhime kapitale për 1.5 % dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 5.5%, derisa rënie vërehet te Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 4.9%.
Indeksi i prodhimeve industriale në periudhën janar - prill 2026, krahasuar me periudhën janar – prill 2025, është 100.2.
Pikat kryesore
Departamentet që patën ndikimin më të madh në rritjen e prodhimit industrial në muajin prill të vitit 2026, krahasuar me vitin 2025, janë:
• Prodhimi i produkteve ushqimore me 3.6%
• Prodhimi i makinerive dhe paisjeve të pa përmendura në vend tjetër me 7.5%
• Furnizim me energji elektrike,gaz,avull dhe ajër të kondicionuar me 22.6%
Tabelat
MakStat baza
Kontakti
Goran StojkoviqTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: goran.stojkovic@stat.gov.mk