Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 16.2.2026.1/9

Indeksi i prodhimeve industriale, shtator 2026

Prodhimi industrial në muajin shtator të vitit 2026 është zmadhuar për 2.4% krahasuar me muajin shtator të vitit 2025

Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit shtator të vitit 2026, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie prej 7.7%, në sektorin Industria përpunuese shënon rritje prej 4.2%, ndërsa në sektorin Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rënie prej 11.4%.

Rritja në sektorin Industria përpunuese është kryesisht rezultat i rritjes së prodhimit në departamentet e mëposhtme:

•    Prodhimi i pijeve;
•    Prodhimi i tekstileve;
•    Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike;
•    Prodhimi i produkteve të gomës dhe produkteve plastike;
•    Prodhimi i produkteve të tjera minerale jometalike;
•    Prodhimi i metaleve;
•    Prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara,përveç makinerive dhe paisjeve;
•    Prodhimi i automjeteve motorike,rimorkiot dhe gjysmërimorkio.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin korrik të vitit 2026, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie te Energjia, për 20.3%, Produktet intermediare, përveç energjisë, për 16.9%, dhe Produktet kapitale për 1.3 %, derisa rritje vërehet te Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 8.3 % dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 4.5 %.

Indeksi i prodhimit industrial në periudhën janar–shtator të vitit 2026, krahasuar me periudhën janar–shtator të vitit 2025, është 100.8.

Pikat kryesore

Departamentet që patën ndikimin më të madh në rritjen e prodhimit industrial në muajin shtator të vitit 2026, krahasuar me muajin shtator të vitit 2025, janë:

•    Prodhimi i pijeve me 21.3%  
•    Prodhimi i produkteve të tjera minerale jometalike me 64.4%
•    Prodhimi i automjeteve motorike,rimorkiot dhe gjysmërimorkio me 5.0%  

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MAKSTAT bazën e të dhënave

Kontakti

Goran Stojkoviq
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: goran.stojkovic@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Indeksi i prodhimeve industriale