Indeksi i qarkullimit në industri, maj 2026
Qarkullimi në industri, totali, në muajin maj të vitit 2026, krahasuar me muajin maj të vitit 2025 ka rritje për 0.8%.
Qarkullimit në industri, totali gjatë muajit maj të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, sipas grupeve të kryesore të industrisë, shënon rritje tek Produktet kapitale për 5.3%, derisa rënie vërehet te Produktet intermediare, përveç energjisë për 0.7%, Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjërë për 6.9% dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 3.5%.
Qarkullimi në industri, totali gjatë muajit maj të vitit 2026, krahasuar me muajin prill të vitit 2026 vërehet rënie prej 0.6%, derisa në periudhën janar – maj të vitit 2026, krahasuar me periudhën janar – maj të vitit 2025 vërehet rritje prej 0.3%.
Qarkullimi në industri në tregun vendor në muajin maj të vitit 2026, në krahasim me muajin maj të vitit 2025, vërehet rënie nga 1.8%, derisa në periudhën janar- maj të vitit 2026, krahasuar me periudhën janar-maj të vitit 2025 vërehet rritje nga 1.2%.
Qarkullimi në industri në tregun e huaj në muajin maj të vitit 2026, në krahasim me muajin maj të vitit 2025 vërehet rritje prej 1.8%, derisa në periudhën janar- maj të vitit 2026, krahasuar me periudhën janar- maj të vitit 2025 vërehet rritje prej 0.2%.
Pikat kryesore
Departamentet që patën ndikimin më të madh në qarkullimin e përgjithshëm në industri në muajin maj të vitit 2026, krahasuar me muajin maj të vitit 2025, kanë:
- Prodhimi i produkteve të tjera minerale jometalike me 5.1%
- Prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe paisjeveme 1.5 %
- Prodhimi i makinerive dhe paisjeve të pa përmendura në vend tjetër me 18.8 %
Tabelat
MakStat baza
Kontakti
Verica SpasovskaTelefoni: +389 2 3295 666
e-mail: verica.dinova@stat.gov.mk