Enti Shtetëror i STATISTIKËS

PUBLIKIME : 15.8.2025.1

Shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit jetësor, 2024

Kostot totale për mbrojtjen e mjedisit gjatë vitit 2024 janë më të larta pëe 18.3% se një vit më parë.

Vlera e shpenzimeve të mbrojtjes së mjedisit jetësor, gjatë vitit 2024, është 10 503 523 mijë denarë.

Shpenzimet e përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor, sipas dedikimit ekologjik, janë të shpërndara si në vijim: në rend të parë janë shpenzimet me ujërat e zeza (32.7 %), pastaj shpenzimet për sistemi qarkullues për furnizim me ujë (29.0 %) dhe menaxhimi me mbeturina (23.7 %).

Shpenzimet e mbrojtjes së mjedisit jetësor përbëhen nga dy komponente: investimi në mjetet dhe mirëmbajtja e mjeteve për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Pjesëmarrja e investimeve në shpenzimet e përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor është 64.0 %, ndërsa pjesëmarrja e kostove të mirëmbajtjes në koston totale të mbrojtjes së mjedisit jetësor është 36.0 %.

Nga shpenzimet e përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor, më shumë shpenzime janë bërë në industri dhe te prodhuesit e specializuar, me 5 141 293 denarë, respektivisht 49.0 %.

Nga shpenzimet e bëra për mbrojtjen e mjedisit jetësor në industri dhe prodhues të specializuar, 30.1 % janë të dedikuara për investime, ndërsa 69.9 % për mirëmbajtjen e mjeteve.

Nga totali i pagesave dhe tarifave për shërbimet e ofruara për mbrojtjen e mjedisit jetësor, pjesëmarrje më të madhe zënë tarifat e paguara për menaxhimin e mbeturinave, 89.9%.

Pikat kryesore

Pjesëmarrja e investimeve dhe shpenzimeve të mirëmbajtjes në kostot totale të mbrojtjes së mjedisit jetësor

  • Investimet për mbrojtjen e mjedisit jetësor: 64.0%

  • Shpenzimet për mirëmbajtjen e mjeteve për mjedisin jetësor: 36.0%

Tabelat

Simbolet e përdorura →

MakStat baza
Për më teper informata mund të gjeni në MakStat bazën e të dhënave

Grafiku

Pjesëmarrja e shpenzimeve për mbojtjen e mjedisit jetësor në investimet dhe shpenzimet e përgjithshme, sipas qëllimit

2024

Kontakti

Suzana Stojanovska
Telefoni: +389 2 3295 666
e-mail: suzana.stojanovska@stat.gov.mk

Publikimet më të vjetra

Shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit jetësor