Të dhënat demografike, sipas rajoneve urbane dhe rurale, 2024
Shtimi natyror është negativ edhe në zonat urbane edhe në zonat rurale.
01 korr 2025
Statistikat e popullsisë i referohen të dhënave numerike për popullsinë që është subjekt i monitorimit dhe shërben për ndjekjen dhe analizën e ndryshimeve demografike dhe sociale dhe arsyet që ndikojnë në ndryshimet strukturore të popullsisë.
Ndryshimet në strukturën e popullsisë ndodhin gjithmonë si rezultat i ndikimit të drejtpërdrejtë të lëvizjes natyrore (natalitet dhe mortalitet) dhe lëvizjes mekanike të popullsisë (migrimet).
Burimet e të dhënave të popullsisë janë regjistrimet e bëra në vitet 1921, 1931, 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 1994, 2022 dhe 2021, sipas metodologjive dhe formularëve unike, në të gjitha rajonet e regjistrimit.
Numri i popullsisë në mes të vitit përllogaritet në bazë të rezultateve të regjistrimeve të popullsisë dhe të dhënave për shtimin natyror, ndërsa në të dhënat nga viti 1992 e këndej përfshihet edhe shtimi mekanik.
Evidenca e ngjarjeve vitale mund të përkufizohen si evidentim i një personi (individi) që nga lindja deri në fund të jetës së tij, duke përfshirë ndryshimet në statusin personal të atij personi, gjendjen e tij civile dhe martesore.
Migrimi drejtpërdrejt ndikon në rritjen ose uljen e numrit të popullsisë. Në të njëjtën kohë, me ndryshimin e gjendjes numerike të popullsisë ndryshon edhe struktura moshore-gjinore e popullsisë, e cila në mënyrë indirekte ndikon në intensitetin e lëvizjes natyrore të popullsisë.
Duke filluar nga viti 2004, Enti Shtetëror i Statistikës aplikon metodologjinë e paraqitjes së të dhënave për ngjarjet vitale, ku në numrin e përgjithshëm të rasteve vitale përfshihen vetëm ngjarjet që ndodhin në Republikën e Maqedonisë. Në bazë të kësaj metodologjie, përllogariten edhe të gjithë treguesit që lidhen me ngjarjet vitale.
Popullsia 1 822 612 Numri i personave 31.12.2024 e dhënë e vlersuar
Shkalla e mortalitetit 11.1 në 1 000 banorë 2024 e dhëna përfundimtare
Shkalla e natalitetit 8.8 2024 e dhëna përfundimtare
Divorcet 182.9 në 1000 martesa 2024 e dhëna përfundimtare
Shtimi natyror është negativ edhe në zonat urbane edhe në zonat rurale.
01 korr 2025
511 persona të vdekur nga vdekja e dhunshme në vitin 2024
25 qer 2025
Në vitin 2024 kanë vdekur 20 201 persona
18 qer 2025
Në vitin 2024 kemi 16 061 lindje të gjalla
11 qer 2025
Në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023 kemi pasur 12.7% më pak martesa, ndërsa për 14.7% më tepër divorce.
04 qer 2025
Shtimi natyror në tremujorin e parë 2025 është negativ: - 1 872 persona
29 maj 2025
Shtimi natyror në tremujorin e katërt të vitit 2024 është negativ: -1206 persona
27 shk 2025
Shtimi natyror në tremujorin e tretë të vitit 2024 është negativ, -502 persona
28 nën 2024
Shtimi natyror është negativ edhe në zonat urbane edhe në zonat rurale, 2023.
28 qer 2024
Në vitin 2023, 412 persona kanë vdekur nga vdekja e dhunshme, që ësht për 15.2% më pak se vitin paraprak.
20 qer 2024